Peleshi: Maliqi, forca jonë më e madhe drejt fitores në zgjedhjet e 11 majit dhe rrugëtimit drejt BE-së

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Korçës, Niko Peleshi tha sot se Maliqi do të jetë forca më e madhe e qarkut drejt fitores në zgjedhjet e 11 majit.


Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Korçës, Niko Peleshi tha sot se Maliqi do të jetë forca më e madhe e qarkut drejt fitores në zgjedhjet e 11 majit.

Në takimin elektoral me qytetarë të Maliqit, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, Peleshi tha se “vendosëm ta fillojmë nga këtu për të marrë energjinë dhe entuziazmin e Maliqit. Maliqi me Partinë Socialiste janë të lidhura ngushtë. Kjo zonë ka votuar gjithmonë PS-në, e ka mbështetur në ditë të mira dhe të vështira. Sot, në rrugëtimin më të bukur të PS-së bashkë me Shqipërinë drejt BE-së, Maliqi do të jetë forca jonë më e madhe”.

“Sot do shkojmë në shumë zona të qarkut tonë. Edhe këtu në Maliq pamë një punë të bukur, do shohim një tjetër, për të treguar që Europa që po vjen kaq afër, jemi tek pragu i saj. Nuk është vetëm një fat historik, por edhe meritë e punës së përbashkët dhe ka një emër: Partia Socialiste. Qeveria e saj për 12 vite ka punuar në gjithë Shqipërinë, në fshat, qytet, Maliq, në gjithë qarkun tonë, për të arritur në këtë ditë, për të qenë syhapur dhe ballëlartë, ku të kërkojmë vendin tonë që na takon në BE”, tha Peleshi.

Burimi ATSH

Shkodra mirëpret ekspozitën për 100-vjetorin e Bankës së Shqipërisë

Ekspozita organizohet nga Muzeu i Bankës së Shqipërisë në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës, në kuadër të 100-vjetorit të…

Global 360

BE-ja pritet të heqë sot të gjitha masat ndaj Kosovës

Sot pritet që të ndodhë heqja përfundimtare e të gjitha masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shkodra mirëpret ekspozitën për 100-vjetorin e Bankës së Shqipërisë

Ekspozita organizohet nga Muzeu i Bankës së Shqipërisë në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës, në kuadër të 100-vjetorit të…