Rama: Kamera inteligjente në të gjitha rrugët, gjoba do t’ju vijë me fotografi

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në aktivitetin “Fuqizimi i AI në Shërbimet Publike Digjitale në Shqipëri” për modernizimin e administratës publike.


Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në aktivitetin “Fuqizimi i AI në Shërbimet Publike Digjitale në Shqipëri” për modernizimin e administratës publike.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë u ndal edhe tek monitorimi i rrugëve me kamera inteligjente, duke ju referuar programit “Smart City”, duke nënvizuar se do të kemi një kontroll absolut mbi territorin e vendit.

Rama tha se do të zbatohet këtë vit, ndërsa shpjegoi se nuk do të ketë më policë në rrugë.

“Elementi tjetër është kontrolli mbi territorin, kemi dy aspekte njëri është monitorimi i territorit dhe aspekti tjetër përshpejtimi dhe integriteti i procesit të legalizimeve që ka mbetur në pjesën e vet të fundit. Kemi kryer 270 mijë legalizime janë dhe 60 mijë të tjera në proces.

“Tani kemi një Agjenci tjetër, që është ASIG, një agjenci që, falë dhe aty lidershipit të një gruaje, progresi është shumë i ndjeshëm dhe pritshmëria jonë është shumë e lartë, tani janë në funksion dronë inteligjentë, sisteme satelitore të marrjes së informacionit gjeohapësinor dhe me ndërveprimin e mëtejshëm të AKSHI-t dhe me futjen e Inteligjencës Artificiale në këtë fushë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shtoi se “ne do të kemi praktikisht një kontroll absolut mbi territorin, i cili do të përfitojë edhe nga qyteti, nga programi i qyteteve të zgjuara që do të zbatohet nga Shqipëria në vitin ku jemi, me sistemi e kamerave inteligjente në të gjitha rrugët, do të fillojë me qendrat e qarqeve, në shkolla, dhe do të grumbullojë informacion të pafundëm”.

Rama nënvizoi se “kështu që edhe këtu falë Inteligjencës Artificiale do mund të largojmë përfundimisht policët nga rrugët dhe Policia do të organizohet si në çdo vend tjetër, e gatshme për të ndërhyrë kur është nevoja për të, por jo në kërkim të fajtorëve kur nuk janë evidentë”.

Duke u ndalur te shkeljet e qarkullimit rrugor, Rama theksoi se gjobat do të vijnë me fotografi.

“Më në fund do të arrijmë edhe në momentin kur shkeljet e rregullave të qarkullimit do të konstatohen në kohë reale dhe në kohë reale do të vijë fotografia jote duke buzëqeshur teksa nga adrenalina e rritur je duke ecur më shpejt seç duhet, me një këshillë që të ulësh shpejtësinë dhe me një informacion se kur dhe ku duhet të paraqitesh për ta paguar gjobën, me fotografi”, tha Rama.

Rama: Infrastrukturë nëntokësore për shërbimet digjitale, në korrik programi “Rilindja Urbane 2.0”

Kryeministri Edi Rama njoftoi se qeveria ka nisur një kapitull të ri për zhvillimin e infrastrukturës digjitale në qytetet e…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Infrastrukturë nëntokësore për shërbimet digjitale, në korrik programi “Rilindja Urbane 2.0”

Kryeministri Edi Rama njoftoi se qeveria ka nisur një kapitull të ri për zhvillimin e infrastrukturës digjitale në qytetet e…