Rama: Nuk ka kohë për të humbur, Shqipërinë në BE nuk e fut dot askush përveç PS-së

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se në 11 maj shqiptarët kanë shansin të shkojnë në takim me historinë, duke mbështetur përmes PS-së Shqipërinë anëtare të BE-së.


Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se në 11 maj shqiptarët kanë shansin të shkojnë në takim me historinë, duke mbështetur përmes PS-së Shqipërinë anëtare të BE-së.

Në një takim me të rinjtë e njësive 1, 2 dhe 3 në Tiranë, Rama vendosi një paralele mes zgjedhjeve të vitit 1992 dhe zgjedhjeve të 11 majit 2025.

Rama kujtoi se në vitin 1992 shqiptarët iu bashkuan masivisht dhe votuan PD-në, edhe pse jo të gjithë ishin me PD-në.

“Një pjesë e madhe e atyre që e votuan PD-në në vitin 1992, votuan partinë që u gjend në kohën e duhur dhe në vendin e duhur, sepse zgjedhjet e vitit 1992 ishin koha dhe vendi kur shqiptarët duhet të vulosnin mbylljen e një kapitulli të gjatë të një historie nën një sistem me të cilin ata duhet të ndaheshin dhe u ndanë duke i dhënë PD-së shumicë marramendëse mbështetëse”, tha Rama.

Por kryeministri theksoi se 6 muaj më vonë, pasi i kishin mbyllur hesapet me të kaluarën, në zgjedhjet vendore e kundërvotuan PD-në dhe shumicën e mori PS.

“Kjo histori e kaluar ka rëndësi sot për arsye se 11 maji është e njëjta gjë në aspektin e momentit historik. Nuk ndodh shpesh që në një palë zgjedhje ti të shkosh në një takim me historinë. Shkon në një takim për të dhënë mendimin tënd në momentin kur populli thirret të gjykojë se kush do të shkojë në qeverisje dhe kush mbetet në opozitë. Vendoset çdo të ndodhë në 4 vitet e ardhshme për ekonominë, punësimin, arsimin, shëndetësinë”, shtoi Rama.

Por, Rama tha se mbi të gjitha këto zgjedhjet e 11 majit janë takim me historinë. “A do të shkojnë shqiptarët në 11 maj, pavarësisht se sa shumë e duan dhe sa shumë rezerva kanë për PS-në për të qenë në kohën dhe vendin e duhur duke mbështetur përmes PS-së Shqipërinë anëtare të BE-së?”, shtoi Rama.

Kryeministri theksoi se Shqipërinë në BE nuk e fut dot askush përveç PS-së.

“Shumë më vonë edhe mund ta fusin por ju nuk keni kohë për të humbur. Juve ju ka ardhur rasti tamam në kohën e duhur, votues për herë të parë, në të parin takim ju keni takim me historinë. Ju keni lindur me këmishë se ju takoheni me historinë, votoni PS-në dhe bëni edhe një pasaportë europiane”, shtoi Rama.

Burimi ATSH

Rama: Financimi i NVM-ve, impakt i drejtpërdrejtë për ekonominë shqiptare

Kryeministri Edi Rama theksoi sot rëndësinë e programit kombëtar të financimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme “Dyfisho Sipërmarrjen…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Financimi i NVM-ve, impakt i drejtpërdrejtë për ekonominë shqiptare

Kryeministri Edi Rama theksoi sot rëndësinë e programit kombëtar të financimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme “Dyfisho Sipërmarrjen…