Rama: Negociatat me BE-në duhet të mbyllen deri në 2027, dera nuk rri e hapur pafundësisht

Shqipëria duhet të mbyllë negociatat me Bashkimin Evropian deri në 2027.


Shqipëria duhet të mbyllë negociatat me Bashkimin Evropian deri në 2027.

Kështu deklaroi sot Kryeministri njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë takimit me të rinjtë e njësisë 1, 2 dhe 3 në Tiranë për Shqipërinë 2030 në BE.

“Mbyllja e negociatave nënkupton që 1 mijë vetë nga ana jonë nën drejtimin e 38 negociatorëve të ndarë në grupe duhet të negociojnë çdo lloj gjëje për të bërë marrëveshjen deri në 2027 që Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së. Nga ana tjetër janë 1 mijë të tjerë që merren me çdo detaj me zogjtë, peshqit, kafshët, pemët, ujërat, industrinë, shëndetësinë, me drejtësinë, të gjitha, çdo gjë që lidhet me shtetin”, nënvizoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “këto negociata deri në 2027 janë negociatat më të shpejta në historinë e BE-së pas një rasti shumë të veçantë që ka qenë Finlanda që i ka bërë për një vit. Tre vjet negociata se mund t’ju thonë çfarë është kjo histori ka 12 vjet Edi Rama thotë se do ju çojë në BE dhe tani thotë më jepni katër të tjera se 12 nuk më dolën. Po Mali i Zi që ishte shumë përpara nesh kur morëm detyrën në 2013 i kishte filluar negociatat në 2012 pse nuk është në BE. Meqë e ka fajin këtu Edi Rama, po Maqedonia e Veriut që është bërë kandidate në 2005”.

“Ne kandidatë u bëmë pasi e morëm ne Shqipërinë dhe u bëmë kandidatë se nuk i afrohej kush fare. Po Serbia që i ka hapur negociatat në 2014 pse nuk është në BE. Sepse negociatat me BE- në janë një marrëdhënie dypalëshe, ti bën detyrat e tua ata duhet të bien të gjithë dakord”, tha Rama.

Sot, vijoi Rama, për arsye të tyre përveçse se për fatin që ne kemi bërë detyrat ata kanë hapur derën dhe kanë hapur derën dhe siç duam ne të hyjmë për herë të parë që nga viti 1991 duan edhe ata që ne të na marrin brenda.

“Por kjo do të thotë që ajo dera e hapur nuk rri e hapur pafundësisht. Ajo është dera, është hapur dhe ata na kanë vënë përpara planin dhe na kanë thënë deri në 2027 duam t’i mbyllim negociatat me ju që do të thotë ne duhet të punojmë ditë-natë çdo ditë për t’i hapur këto negociata të gjitha dhe për t’i mbyllur deri në 2027”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Reforma në drejtësi, Rama: Nuk ka kthim pas, sot sistemi po e lufton korrupsionin

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se “korrupsioni vazhdon të jetë një hije e rrezikshme përgjatë rrugës sonë, por ndryshimi historik…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Reforma në drejtësi, Rama: Nuk ka kthim pas, sot sistemi po e lufton korrupsionin

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se “korrupsioni vazhdon të jetë një hije e rrezikshme përgjatë rrugës sonë, por ndryshimi historik…