Rama: Rruga e Arbrit do pesëfishojë vlerën e investimeve në zonë

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste dhe drejtuesja politike e qarkut të Tiranës Ogerta Manastirliu, si edhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu zhvilluan mbrëmjen e sotme takim me shtabin elektoral të Njësisë Nr.11 në Tiranë.


Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste dhe drejtuesja politike e qarkut të Tiranës Ogerta Manastirliu, si edhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu zhvilluan mbrëmjen e sotme takim me shtabin elektoral të Njësisë Nr.11 në Tiranë.

Një prej të rinjve, pjesë e shtabit elektoral të kësaj njësie tha se është nga Lura dhe është shumë i kënaqur për investimet që po bëhen atje.

Kryeministri Rama u shpreh se “asnjëriut nuk ia rrokte mendja që aty do të bëhej ndonjë rrugë”.

“Të gjitha rrugët të çojnë në Lurë! Pse kështu bëhet opozita? Të thonë s’ka rrugë kur ka rrugë, s’po bëhet rruga kur po bëhet rruga, s’po punohet kur punohet. Ata janë nga Lura nuk janë çunat e Fahri Balliut, njerëz të mençur, mirditorë. Se unë kam vetë një pjesë të origjinës, ata të japin ujë në bisht të lugës, s’flasin përçart”, tha Rama.

Kryeministri Rama kujtoi edhe Paketën e Maleve, të cilën shumë njerëz e kanë “përqafuar” përmes investimeve në agroturizëm dhe që po bëjnë sukses.

“Rruga e Arbrit çfarë ka majtas dhe djathas shumë shpejt do bëhet e paafrueshme për çmimin. Do bëhet zona ku në të ardhmen do spostohet pjesa më e pasur e Tiranës. Do ta bashkojë Dibrën me Tiranën dhe aty do bëhen investmet më të forta. Kush do bëjë investim tani, do t’i rritet vlera pesëfish më vonë. Në momentin që ne hyjmë në BE gjithëçka do të jetë super”, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë u ndal edhe te investimet në zonën e Thethit, duke e krahasuar këtë atraksion turistik me Zvicrën. “Thethi është i mahnitshëm, në fakt të gjitha pikat e Shqipërisë kanë bukurinë e vet dhe kudo mund të bëhet një atraksion si Thethi dhe e mira kësaj pune është që ti investon në fund të botës dhe e sjell tregun te dera e shtëpisë. Ti ndërton atje, mbjell, vjel atje, rrit bagëti dhe jeton në mes të mrekullisë dhe vet dhe historia kështu do të shkojë”, nënvizoi Rama.

Ndër të tjera, Kryeministri pyeti edhe për votat që merr Lulzim Basha në këtë njësi elektorale, ndërsa tha se “Luli e ka frikë bufin, nuk e sulmon, ndërkohë që doktori e shkuli si dhëmbë qumështi”.

Ndërkaq, ministrja Koçiu tha se fokusi në njësinë elektorale 11 është përqëndruar te puna në territor e të deleguarve, të cilët janë të angazhuar periodikisht çdo ditë.

“Vijmë çdo darkë dhe bëjmë një përmbledhje të situatës ku jemi. Njësia 11 është një njësi e shtrirë që ka 70 qendra votimi dhe një numër të konsiderueshëm votuesish, rreth 52 mijë qytetarë që kanë të drejtë vote. Kemi edhe strukturën e FRESH-it që është e angazhuar me votuesit për herë të parë, janë rreth 1450 votues për herë të parë. Jemi duke bërë një census të votës së majtë, të gjithë strukturat janë në territor, jemi të angazhuar për votën e diasporës. Njësia 11 ka rreth 3600 kontakte që ne kemi referuar për gjithë Shqipërinë, votë diaspore në njësinë 11 janë rreth 3100 votues”, cilësoi Koçiu.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Infrastrukturë nëntokësore për shërbimet digjitale, në korrik programi “Rilindja Urbane 2.0”

Kryeministri Edi Rama njoftoi se qeveria ka nisur një kapitull të ri për zhvillimin e infrastrukturës digjitale në qytetet e…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Infrastrukturë nëntokësore për shërbimet digjitale, në korrik programi “Rilindja Urbane 2.0”

Kryeministri Edi Rama njoftoi se qeveria ka nisur një kapitull të ri për zhvillimin e infrastrukturës digjitale në qytetet e…