Rama në ITB Berlin: Mikpresim këtë vit Komunitetin Politik Evropian dhe Xhiron e Italisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, Shqipëria këtë vit do të presë Komunitetin Politik Evropian, Xhiron e Italisë dhe shumë aktivitete të tjera.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, Shqipëria këtë vit do të presë Komunitetin Politik Evropian, Xhiron e Italisë dhe shumë aktivitete të tjera.

Në fjalën e tij në ceremoninë e hapjes së panairit të turizmit ITB Berlin 2025, Rama u shpreh se, “me një kombinim të përsosur përballueshmërie, peizazhesh mahnitëse, Shqipëria është shndërruar në një nga destinacionet më të nxehta turistike të botës dhe ky është vetëm fillimi”.

“Është fillimi sepse presim me padurim të kemi një të ardhme edhe më të shndritshme ekonomike. Një rritje të qëndrueshme që do të formësohet, jo vetëm nga të qenit tërheqës si destinacion turistik, por edhe nga roli ynë si model për turizmin miqësor, ekologjik dhe eksperiencat luksoze”, tha Rama.

“Gjatë dekadës së fundit patëm një rritje me 2.5% të Prodhimit të brendshëm Bruto dhe më shumë se 2 herë të të ardhurave për frymë. Dhe tashmë po i shtohen edhe më shumë përvojave të vendit tonë, ku vetëm në 28 mijë km2 mund të gjesh 2 dete, 9 lumenj, shumë liqene, një mori luginash, male të mrekullueshme dhe mund të udhëtosh brenda perimetrit të vendit tonë të vogël për të përjetuar Mesdheun, alpet zvicerane, Evropën veriore, rërën e nxehtë dhe netët më të freskëta gjatë verës së nxehtë”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se Shqipëria do të mikpresë Komunitetin Politik Evropian në maj.

“Por edhe më shumë se kaq. Ne do të do të mikpresim Komunitetin Politik Evropian në maj. Të gjithë udhëheqësit e kontinentit tonë do të vizitojnë Shqipërinë. Dhe po kështu edhe e famshmja Xhiro e Italisë do të jetë. E po kështu do të kemi kryeqytetin tonë si Kryeqytetin Mesdhetar të Kulturës dhe Dialogut etj”, u shpreh Rama.

“Për ne të kemi këtë vend në ITB Berlin është diçka që askush, vërtet askush në vendin tonë nuk e imagjinonte që do të ndodhte sa të ishte gjallë. Dhe jo vetëm që po ndodh, por është një përvojë kaq përulëse e një njohje kaq frymëzuese”, u shpreh Rama.

Kryeministri falënderoi panairin ITB që siç tha Rama, “ka treguar kaq shumë hijeshi që na ka lejuar të shijojmë këtë shpërblim e që na ka dhënë diçka për të cilën ne shqiptarët kemi luftuar për kaq shumë kohë, mundësinë për t’i treguar botës se jemi krejt ndryshe nga stigma e kaq shumë viteve në Gjermani e në vende të tjera ë botës për ne”.

“Për gjysmëshekulli si Union Berlin ne nuk patëm mundësi të luanim në perëndim, por tashmë për çudinë e të gjithëve Union po luan më mirë se Hertha mesa kuptoj. Kështu që kjo është ajo që kërkojmë, nuk kërkojmë nder, kërkojmë vetëm lojë të ndershme”, u shpreh kryeministri Rama.

“Udhëtari i parë i regjistruar gjerman në Shqipëri ishte Arnold von Harff, i cili vizitoi tokën tonë në shekullin e XV, ndali në vendin tonë dhe u mahnit kaq shumë nga tradita jonë unike e gjuha jonë sa dokumentoi dhjetëra fjalë tipike shqiptare. Këto janë fjalë janë një dëshmi e jashtëzakonshme e trashëgimisë sonë të pasur, pjesë e së cilës është po kështu gjuha jonë, e cila është një rrjedhojë e drejtpërdrejtë e ‘sanskritishtes’ e një degë e mëvetësishme e pemës indo europiane të gjuhëve indo-europiane. Për t’ju dhënë një ide. Po them: faleminderit në gjuhën time” tha Rama.

“Ka edhe një arsye tjetër të fundit për të ardhur ne Shqipëri sidomos nëse je gjerman. Shqipëria nuk është kurrë e mërzitshme”, përfundoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Falë ndërhyrjes së shpejtë u mbrojt Parku Arkeologjik i Bylisit nga zjarri

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, shprehu mirënjohje për të gjitha strukturat shtetërore dhe emergjencat civile që u…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasadori Dredha në ceremoninë zyrtare të themelimit të shoqatës “Alba Health” në Zyrih

Ambasadori i Shqipërisë në Zvicër, Ermal Dredha , mori pjesë në ceremoninë zyrtare të themelimit të shoqatës "Alba Health" në…