Rama: Paga mbi 1200 euro në turizëm dhe teknologji, resortet në bregdet projektuar nga arkitektët më të mëdhenj të botës

Kryeministri Edi Rama tha sot gjatë fjalës së tij me bashkëatdhetarët shqiptarë në Greqi, se kur Partia Socialiste mori detyrën, Shqipëria kishte një Prodhim të Përgjithshëm Kombëtar më pak se 10 miliardë euro, ndërsa sot e ka 25 miliardë euro, dy herë e gjysmë më të lartë.


Kryeministri Edi Rama tha sot gjatë fjalës së tij me bashkëatdhetarët shqiptarë në Greqi, se kur Partia Socialiste mori detyrën, Shqipëria kishte një Prodhim të Përgjithshëm Kombëtar më pak se 10 miliardë euro, ndërsa sot e ka 25 miliardë euro, dy herë e gjysmë më të lartë.

“Të ardhurat për frymë ishin rreth katër mijë euro, sot janë rreth 10 mijë euro. Kur ne morëm detyrën, askush nuk kishte kurajon të mendonte se sot paga mesatare në sektorin publik do të shkonte 930 euro, sot paga mesatare për mësuesit është 950 euro, kush e mendonte se paga mesatare për mjekët do të ishte ku e ku mbi një mijë euro. 120 kompanitë që kanë ardhur këtu sot, në fusha të ndryshme që nga turizmi te ndërtimi, që nga farmaceutika te teknologjia kanë ofertat e tyre”, tha Rama.

Ndërkohë, që gjatë fjalës së kryeministrit, u thye në tokë një gotë, që Rama e cilësoi “syrin e keq të kënetës”.

“Ja kështu do bjerë në tokë syri i bufit të kënetës, po nuk po flas për 11 majin se nuk kemi ardhur këtu për fushatë. Dua t’ju them që ky panair i parë në Athinë do të pasohet nga panairi i dytë në vjeshtë dhe do të jemi këmbëngulës se 120 kompanitë që kanë ardhur këtu sot ofrojnë vende pune dhe paga më të mira se pagat që fitohen në të njëjtat vende pune këtu në Greqi. Sot të gjithë ata që e kanë ndjekur dhe e ndjekin Shqipërinë nga kanalet e kënetës, ku vazhdon zhurma e bretkosave që në Shqipëri pagat janë 200 mijë lekë, 300 mijë lekë të vjetra mund të shohin që në sektorin e turizmit pagat janë tjetër nivel”, theksoi Kryeministri.

Rama ndau historinë e një sanitareje me të cilën Kryeministri ishte takuar gjatë panairit, e cila ishte shprehur se për përkujdesjen për 21 dhoma në një hotel paguhej 850 euro.

“Një sanitare për gjashtë dhoma në bregdetin e Shqipërisë merr 950 euro, pa llogaritur ndërtimin ku në Shqipëri po ndërtohen vepra që në Greqi nuk i gjen, nuk i sheh, flas për investimet në Tiranë, për kullat e projektuara nga arkitektët më të mëdhenj të botës, për hotelet, për resortet në bregdet projektuar nga arkitektët më të mëdhenj të botës. Nuk ndërtojmë vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë Shqipërisë dhe sot ka nevojë të madhe për krah pune të mbikualifikuar”, pohoi Rama.

“Ishte një usta që e takuam në panair dhe punonte gurin këtu prej 30 vitesh dhe patjetër që është mjeshtër i madh. Ai merrte 100 euro në ditë dhe drejtuesi i kompanisë shqiptare i tha bujrum për të njëjtën pagë tek vinte në Shqipëri. Por, këtu ja jepnin lekët në dorë dhe ne u habitëm, pa letra i merr ti dhe më tregoi kartën e identitetit dhe lejen e qëndrimit. Lekët që merr në dorë do të të lenë pa pension. Jemi në kushtet sot kur me krenari mund të themi që në Shqipëri kemi një treg pune dhe sektor që janë konkurrues me Greqinë”, shtoi Kryeministri.

Rama theksoi se në Shqipëri “nuk ka pagë minimale nën 1500 euro në sektorin e teknologjisë, nuk ka pagë nën 1200 euro për manovratorët, nuk ka pagë nën 1200 euro për shoferë, për shoferë për mjete më të rënda paga shkon deri në 2000-2500 euro. Ky është një realitet që e keni këtu sot në sallat ku janë stendat e panairit. Kanë kontratat gati për t’i nënshkruar dhe Greqinë këtu e keni. Provojeni njëherë ndryshe! Ne jemi shumë ambicioz për më tutje më e mira është e gjitha përpara për ne, për Shqipërinë”, cilësoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Prezantohet projekti “EU for Democracy”, Peleshi: Kuvendi, rol kyç në rrugëtimin drejt BE

Projekti “EU for Democracy”, një partneritet mes Kuvendit të Shqipërisë, Bashkimit Europian dhe International IDEA, synon forcimin e rolit të…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Prezantohet projekti “EU for Democracy”, Peleshi: Kuvendi, rol kyç në rrugëtimin drejt BE

Projekti “EU for Democracy”, një partneritet mes Kuvendit të Shqipërisë, Bashkimit Europian dhe International IDEA, synon forcimin e rolit të…