Rama: Kapërcyem objektivin tonë me pagën mesatare 930 euro në sektorin publik

Kryeministri Edi Rama deklaroi se “sot biznesi i vogël është i vetmi biznes në rajon që ka zero taksë”.


Kryeministri Edi Rama deklaroi se “sot biznesi i vogël është i vetmi biznes në rajon që ka zero taksë”.

Në takimin me asambletë socialiste të njësive Dajt, Zall-Herr, Zall-Bastar, Shëngjergj, Petrelë, Farkë, Baldushk, Kërrabë, Bërzhitë dhe Lagjja 12 të kryeqytetit, Rama tha se “jo vetëm që ka zero taksë, po kur ne e morëm detyrën, biznesi i vogël quhej biznesi nga 5 – 8 milionë, domethënë në atë kohë, le të themi 60 mijë euro. Sot është deri 140 mijë euro. 140 mijë euro xhiro, ti nuk paguan asnjë taksë. Zero! Paguan TVSH mbi 100 mijë euro, po por 100 mijë euro s’ke as TVSH”.

“Dhe ndërkohë, le të çohet njëri dhe thotë që unë e dija që në vitin 2024, paga mesatare në sektorin publik do shkonte 930 euro. Nuk besoj se çohet njeri, thotë po e dija sepse as ne dhe asnjë parti politike tjetër, edhe nga ato që s’kanë gjë në dorë dhe e dinë që s’do kenë gjë në dorë dhe i premtojnë të gjitha se s’do ia kërkojnë njeri llogari, se në fund s’do kenë gjë në dorë, nuk e kishin këtë objektiv. Dhe ne e kemi kapërcyer objektivin tonë dhe paga mesatare sot në sektorin publik është 930 euro”, theksoi Rama, duke shtuar se 950 euro është paga mesatare e mësuesve në Shqipëri sot.

Por, nuk është vetëm kaq, vijoi Rama, kur PS mori detyrën, të të gjitha pagat, edhe më të ulëtat fare, e kishin taksën 10%.

“Sot, 57 % e pagave s’kanë taksë fare, zero. Kur ne morëm detyrën, pastruesja në kryeministri paguante 10 % taksë, njësoj si kryeministri. Sot, ajo nuk paguan, e ka zero. Ndërsa kryeministri e ka mbi 10% dhe taksa mbi 10% fillon në 1300 euro pagë. Ndërkohë që, deri aty është 4 deri në 10 %. Po mirë, çfarë domethënë kjo? Që të kuptojmë se çfarë domethënë kjo, se duket sikur “a më mirë për shtetin, punë e madhe për shtetin e ka në dorë”. Jo! Kjo domethënë që çdo vit duke hequr atë taksë që kishin ata, ne i kemi lënë njerëzve nga paga dhe këtu flasim për sektor publik, sektor privat bashkë, i kemi lënë 140 milionë euro në vit, që nuk i ka marrë shteti, ia ka lënë në xhep njerëzve. 140 milionë euro në vit në 10 vjet janë 1,4 miliardë euro që shteti ka thënë: “Mbajini ju për familjet tuaja, se nuk do t’i marrim ne për buxhetin e shtetit””, nënvizoi Rama.

Kryeministri Rama tha se “besoj që këto janë gjëra domethënëse, edhe pse kur vjen puna tek ekonomia, është normale që të gjithë thonë ka dhe më mirë, patjetër. Unë jam shumë i vetëdijshëm që, jo vetëm ka dhe më mirë, po duhet bërë dhe më mirë”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Falë ndërhyrjes së shpejtë u mbrojt Parku Arkeologjik i Bylisit nga zjarri

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, shprehu mirënjohje për të gjitha strukturat shtetërore dhe emergjencat civile që u…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasadori Dredha në ceremoninë zyrtare të themelimit të shoqatës “Alba Health” në Zyrih

Ambasadori i Shqipërisë në Zvicër, Ermal Dredha , mori pjesë në ceremoninë zyrtare të themelimit të shoqatës "Alba Health" në…