Rama: Sot janë 43 zona urbane dhe 98 rurale që kanë ujë 24 orë

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, tha sot se në 2013-ën vetëm katër zona, në gjithë Shqipërinë furnizoheshin 24 orë me ujë, ndërsa sot janë 43 zona urbane dhe 98 zona rurale që kanë ujë 24 orë.


Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, tha sot se në 2013-ën vetëm katër zona, në gjithë Shqipërinë furnizoheshin 24 orë me ujë, ndërsa sot janë 43 zona urbane dhe 98 zona rurale që kanë ujë 24 orë.

Në takimin me asambletë socialiste të njësive 5, 6, 13, 14 të kryeqytetit, Rama iu përgjigj akuzave për furnizimin me ujë të Tiranës.

“Tirana ka 24 orë ujë në 67% të territorit të vet. Në 67% të territorit të vet ka 24 orë ujë, dhe ky nuk është opinion. Ky është fakt i lexueshëm në të gjitha faturat e ujit. Dhe ka 17 orë mesatarisht në pjesën tjetër të territorit, sepse Tirana nuk është më bashkia e vogël, por është gjithë kjo, gjithë ky territor i madh”, tha ai.

Kryeministri foli për mbulim me ujë njëzet e katër orë të pjesës më të madhe të popullsisë dhe në zonat më të përqendruara.

“Po t’i kthehemi pak historisë, nuk ka pasur kurrë ujë 24 orë në fshat, as Tirana dhe asnjë vend tjetër i Shqipërisë nuk ka pasur. Dhe akoma janë ca që shkruajnë: “Akoma flisni për ujë, akoma flisni për drita, akoma flisni për rrugë?” Po për çfarë të flasim, për raketa? Ne nuk është se kur morëm detyrën, na e dhanë Shqipërinë me një bazë raketash, që i kishin çuar në Hënë dhe na ra ne t’i çojmë në Mars. Kur ne e morëm detyrën në Shqipëri kishte vetëm katër zona, në gjithë Shqipërinë me furnizim 24 orë me ujë, sot janë 43 zona urbane që kanë ujë 24 orë, janë 98 zona të tjera rurale që kanë ujë njëzet e katër orë dhe ka plot akoma, patjetër, se nëse do të donim të bënim ujë 24 orë për të gjithë territorin e Shqipërisë, duhet të linim pa bërë shumë e shumë gjëra të tjera, se bëhet fjalë për miliarda, jo për miliona, por ama, mbulimi me ujë 24 orë i pjesës më të madhe të popullsisë dhe në zonat më të përqendruara është mënyra se si ne kemi ecur me investimet”, u shpreh ai.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Thirrje për kërkime të përbashkëta për Parkun Arkeologjik Kombëtar të Butrintit

Nëpërmjet programit READ dhe Fondacionit të Menaxhimit të Butrintit, është hapur një thirrje për akademikët e diasporës shqiptare dhe studiuesit…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Thirrje për kërkime të përbashkëta për Parkun Arkeologjik Kombëtar të Butrintit

Nëpërmjet programit READ dhe Fondacionit të Menaxhimit të Butrintit, është hapur një thirrje për akademikët e diasporës shqiptare dhe studiuesit…