Rama: Shqipëria dinjitoze në BE, me një miliard euro eksporte në bujqësi

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, me 1 miliard euro eksporte edhe bujqësia vendoset në të njëjtin nivel të arritjeve të qëndrueshme të Shqipërisë si një anëtar i ri, i vogël në përmasë, por pa diskutim dinjitoz për nga performanca e përgjithshme në Bashkimin Evropian.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, me 1 miliard euro eksporte edhe bujqësia vendoset në të njëjtin nivel të arritjeve të qëndrueshme të Shqipërisë si një anëtar i ri, i vogël në përmasë, por pa diskutim dinjitoz për nga performanca e përgjithshme në Bashkimin Evropian.

Në fjalën e tij në tryezën e diskutimit të organizuar nga Banka e Shqipërisë mbi financimin në bujqësi, ku përmes një instrumenti bankar me një linjë financimi prej 250 milionë euro do të mbështeten investimet në serra, agropërpunim, peshkim, akuakulturë, agroturizëm, inovacion teknologjik në shërbim të zhvillimit rural, Rama tha se, “kur kemi bërë takimin e parë, unë jam falënderues sinqerisht të gjithë përfaqësuesve të sektorit bankar këtu, sepse kam mësuar shumë për arsyet e ngurrimit të madh të financimit të bujqësisë, por nga ana tjetër kam parë gatishmëri për të ndihmuar që të arrijmë në një emërues të përbashkët dhe që të ndajmë barrën e riskut normal”.

“Ama, duhet të jemi shumë të hapur dhe besoj duhet të biem dakord që 2,1% e volumit të përgjithshëm të kredive për këtë sektor është vërtetë shumë pak”, tha Rama.

“Me mirëkuptimin e plotë për arsyet e ngurrimit, por edhe me bindjen që me ndërveprim edhe me mbështetje reciproke mes Bankës Qendrore, bankave të nivelit të dytë dhe qeverisë, shumë nga arsyet e ngurrimit mund të kapërcehen dhe do të kapërcehen, unë mendoj që sot jemi në një moment kur mund të ndjehemi të gjithë së bashku mirë, për faktin se nga ai proces prej disa takimesh zinxhir dhe njëkohësisht edhe nga një proces komunikimi dhe i drejtpërdrejtë mes nesh edhe jush, kemi një produkt. Kemi një produkt, të kombinuar mes linjës së re të financimit të BSH-së edhe mbështetjes që qeveria do të japë, duke arritur faktikisht që përmes garancisë sovrane të mbulojë 70% të principalit të kredisë. E kombinuar me programin e bankës, ne mund t’ju themi sot të gjithë atyre që presin më shumë financim, kërkojnë më shumë financim, iu duhet më shumë financim në sektorin e bujqësisë, se norma e interesit do të jetë vërtetë shumë, shumë tërheqëse dhe se ne nga ana tjetër, me të gjithë dijen e fituar nga puna e madhe që na kanë dhënë 500 projekte, plot 500 projekte falë ndërveprimit të Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural dhe sektorit, do të mund t’iu gjendemi pranë fermerëve, do të mund t’iu gjendemi pranë sipërmarrësve në fshat, në mënyrë që të rrisim me një shpejtësi shumë më të madhe sesa deri më sot volumin e financimeve dhe volumin e investimeve për të arritur 1 miliard euro eksporte”, tha Rama.

“Me 1 miliard euro eksporte ne arrijmë që të vendosim edhe bujqësinë në të njëjtin nivel të arritjeve të qëndrueshme të Shqipërisë si një anëtar i ri, i vogël në përmasë, por pa diskutim dinjitoz për nga performanca e përgjithshme në BE”, theksoi Rama.

“500 projektet e bëra në ato drejtime të përcaktuara bashkërisht me Komisionin Evropian janë një garanci e madhe për ne, sa i përket dijes eksperiencës dhe për sa i përket edhe mbështetjes së bankave të nivelit të dytë me ekspertizë për të vlerësuara projektet”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Falë ndërhyrjes së shpejtë u mbrojt Parku Arkeologjik i Bylisit nga zjarri

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, shprehu mirënjohje për të gjitha strukturat shtetërore dhe emergjencat civile që u…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasadori Dredha në ceremoninë zyrtare të themelimit të shoqatës “Alba Health” në Zyrih

Ambasadori i Shqipërisë në Zvicër, Ermal Dredha , mori pjesë në ceremoninë zyrtare të themelimit të shoqatës "Alba Health" në…