Veliaj me kryebashkiakët e samitit “Pakti i Qyteteve të Lira”: Po ndërtojmë copën tonë të Europës në Tiranë

Sot është mbajtur samiti “Pakti i Qyteteve të Lira”, një rrjet global qytetesh, që ka si mision mbrojtjen e demokracisë, lirisë dhe vlerave progresive.


Nga Pallati i Brigadave, ku Bashkia Tiranë organizoi një pritje për të gjithë miqtë, kryebashkiakë e përfaqësues vendorë të qyteteve të Evropës, të cilët kanë ardhur në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Samitit “Pact of Free Cities”, kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj premtoi bursa për studentë nga Bjellorusia.

“Mezi pres që t’i mbajmë ato premtime edhe për fëmijët e disidentëve që të vijnë dhe të kalojnë këtu pushimet edhe për të bërë praktikat tona shkollore dhe për t’u siguruar gjithashtu që në shumë prej institucioneve tona arsimore ne të ofrojmë bursa për fëmijët dhe për të rinjtë e Ukrainës që të kenë mundësi që të shkojnë në universitete të mira siç është Kolegji i Evropës në Tiranë, të kenë mundësi të kenë akses në aktivitete të tilla. Kur një i ri punon në Tiranë është ose duke asistuar në Tiranën Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës që jemi këtë vit ose në atë Rinisë ose të Sportit dhe ashtu siç e thatë ju me të drejtë jeton punon mëson në një hapësirë evropiane”, tha Veliaj.

Derisa Shqipëria t’í bashkohet BE, ai tha se përmes këtij pakti mundohen të krijojnë një copë Evropë.

“Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme sot që kishim në Tiranë Paktin e Qyteteve të Lira, mbi 20 bashki nga më të rëndësishmet në kontinentin tonë në Evropë edhe një privilegj i jashtëzakonshëm që Tirana është gjithmonë një epiqendër e aktiviteteve të tilla. Ne mundohemi të ndërtojmë copën tonë të Evropës pastaj kur letrat të jenë gati për të bashkuar me organizatën politike që quhet Bashkimi Evropian, ne sigurisht që do ta mirëpresim atë moment, po deri në atë moment ne do të bëjmë çdo ditë një copë Europe këtu. Misioni im si kryetar i Bashkisë është të bëjë një copë Evrope në Tiranë. Ndaj dhe sot jam i lumtur që jemi rrethuar nga miq edhe njerëz që ëndërrojnë të njëjtën gjë, aspirojnë të njëjtën gjë dhe punojnë përditë për këtë që është projekti ynë evropian”, shtoi ai.

Gjatë gjithë ditës sot është mbajtur samiti “Pakti i Qyteteve të Lira”, një rrjet global qytetesh, që ka si mision mbrojtjen e demokracisë, lirisë dhe vlerave progresive.

Lexo më shumë nga

Ambasadori Ervin Bushati nderohet me çmimin “Diplomatic Award” në SHBA

Ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ervin Bushati, ka marrë çmimin “Diplomatic Award” gjatë një aktiviteti të…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasadori Ervin Bushati nderohet me çmimin “Diplomatic Award” në SHBA

Ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ervin Bushati, ka marrë çmimin “Diplomatic Award” gjatë një aktiviteti të…