Ambasadori Ervin Bushati nderohet me çmimin “Diplomatic Award” në SHBA

Ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ervin Bushati, ka marrë çmimin “Diplomatic Award” gjatë një aktiviteti të organizuar në Filadelfia, kushtuar historisë së shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Screenshot

Sipas një postimi të publikuar në rrjetet sociale, aktiviteti me temë “Nderimi i një Heroi Shqiptar dhe Miqësisë Shqiptaro-Izraelite” mblodhi pjesëmarrës për të përkujtuar kontributin e shqiptarëve në mbrojtjen e hebrenjve gjatë luftës.

Gjatë ceremonisë, ambasadori Bushati pranoi çmimin “Diplomatic Award” në emër të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

Vlerësimi iu kushtua Shqipërisë dhe trashëgimisë së saj të humanizmit dhe solidaritetit, duke vënë në pah historinë e strehimit dhe shpëtimit të hebrenjve nga familjet shqiptare.

Aktiviteti synoi gjithashtu të promovojë lidhjet historike dhe miqësinë shqiptaro-izraelite, përmes kujtesës së një prej kapitujve të rëndësishëm të historisë së Luftës së Dytë Botërore.

/EUnews.al

Ambasadori Ervin Bushati nderohet me çmimin “Diplomatic Award” në SHBA

Ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ervin Bushati, ka marrë çmimin “Diplomatic Award” gjatë një aktiviteti të…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia