Rama: Çmimet pjesë e konceptit më të gjerë të “Pasqyrë Albania”, rrisim transparencën në çdo sektor

Kryeministri Edi Rama deklaroi se platforma “Pasqyra e Çmimeve”, e prezantuar së bashku me nismën “KURSE”, është pjesë e konceptit më të gjerë “Pasqyra Albania”, që synon rritjen e transparencës në marrëdhëniet mes qytetarëve, shtetit dhe sipërmarrjes.


Kryeministri Edi Rama deklaroi se platforma “Pasqyra e Çmimeve”, e prezantuar së bashku me nismën “KURSE”, është pjesë e konceptit më të gjerë “Pasqyra Albania”, që synon rritjen e transparencës në marrëdhëniet mes qytetarëve, shtetit dhe sipërmarrjes.

Gjatë prezantimit të nismës, Rama u shpreh se përvoja do të ndihmojë në përmirësimin e mëtejshëm të platformës, duke theksuar rëndësinë e krijimit të një burimi të besueshëm informacioni për qytetarët.

“Pasqyra e çmimeve është pjesë e konceptit më të gjerë të ‘Pasqyra Albania’, për të cilën ne po punojmë përditë, sepse duam që ta çojmë në një nivel krejt tjetër transparencën në çdo sektor dhe për çdo marrëdhënie mes qytetarëve, shtetit dhe sipërmarrjes”, deklaroi Rama.

Sipas tij, synimi është që qytetarët të kenë mundësi të informohen drejtpërdrejt përmes një platforme të aksesueshme, ku të dhënat të paraqiten në mënyrë transparente.

“Krijimi i një pasqyre unike ku shteti është i aksesueshëm me një klik dhe ku njihesh me faktet, ku njihesh me të vërtetat që burojnë nga faktet, pa fjalë dhe pa retorikë, është shumë i domosdoshëm në këtë kohë”, u shpreh kryeministri.

Rama vuri në dukje se, në kushtet e përhapjes së informacionit në platformat digjitale, qytetarët mund të përballen me manipulime, pasaktësi dhe gjysmë të vërteta. Në këtë kontekst, ai e cilësoi “Pasqyrën e Çmimeve” si një komponent që do t’u mundësojë konsumatorëve të shohin të dhënat për çmimet e produkteve ushqimore dhe artikujve të shportës.

“‘Pasqyra e Çmimeve’ është pikërisht një nga këta komponentë që sapo është gati për t’u ndezur për të gjithë qytetarët, ku nuk ka asgjë tjetër përveç fakteve që lidhen me çmimet e produkteve të shportës dhe të ushqimeve që ata blejnë në jetën e tyre të përditshme”, deklaroi Rama.

Kryeministri falënderoi të gjithë kontribuuesit në realizimin e nismës dhe shprehu pritshmërinë që ajo të zbatohet sipas objektivave të shpallura, pa devijime gjatë rrugës.

Ai u bëri thirrje edhe bizneseve të tjera, veçanërisht subjekteve më të vogla të tregtisë ushqimore, që t’i bashkohen nismës për të zgjeruar transparencën dhe informacionin e disponueshëm për konsumatorët.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ambasadori Ervin Bushati nderohet me çmimin “Diplomatic Award” në SHBA

Ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ervin Bushati, ka marrë çmimin “Diplomatic Award” gjatë një aktiviteti të…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasadori Ervin Bushati nderohet me çmimin “Diplomatic Award” në SHBA

Ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ervin Bushati, ka marrë çmimin “Diplomatic Award” gjatë një aktiviteti të…