Hoxha: Forcojmë partneritetin me Izraelin në ekonomi, teknologji e bujqësi, siguria kibernetike me rëndësi të veçantë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, gjatë një deklarate të përbashkët me homologun izraelit Gioedon Sa’ar, pas takimit mes tyre në Tiranë, bëri të ditur se Shqipëria dhe Izraeli kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëpunimin e përgjithshëm


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, gjatë një deklarate të përbashkët me homologun izraelit Gioedon Sa’ar, pas takimit mes tyre në Tiranë, bëri të ditur se Shqipëria dhe Izraeli kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëpunimin e përgjithshëm, me synim zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe në ekonomi, siguri, teknologji, bujqësi, energji, shëndetësi dhe turizëm.

Hoxha theksoi se nënshkrimi i marrëveshjes përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke krijuar një mekanizëm të strukturuar për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë.

Sipas tij, marrëveshja do të mundësojë bashkëpunim më të ngushtë në ekonomi dhe tregti, inovacion dhe teknologji, bujqësi, menaxhimin e ujërave, energji, shëndetësi, arsim, siguri, turizëm dhe kulturë.

“Sot rikonfirmuam angazhimin tonë të palëkundur, si dhe vullnetin e përbashkët politik dhe dëshirën gjithnjë në rritje për ta forcuar më tej partneritetin tonë”, u shpreh Hoxha.

Sipas tij, marrëveshja për Bashkëpunimin e Përgjithshëm ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Izraelit shënon një tjetër hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

“Ajo krijon një mekanizëm të strukturuar përmes të cilit vendet tona do të zgjerojnë bashkëpunimin në disa fusha me interes të ndërsjellë, përfshirë ekonominë dhe tregtinë, inovacionin dhe teknologjinë, bujqësinë, menaxhimin e ujërave, energjinë, shëndetësinë, arsimin, sigurinë, turizmin dhe kulturën. Ajo hap mundësi të reja për institucionet tona që të punojnë së bashku dhe të sjellin përfitime të qëndrueshme për qytetarët tanë”, tha Hoxha.

Ministri shtoi më tej se siguria mbetet një shtyllë kyçe e partneritetit me Izraelin.

“Shqipëria dhe Izraeli i kushtojnë rëndësi të veçantë luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, luftës kundër antisemitizmit, përballimit të kërcënimeve hibride dhe rreziqeve të reja ndaj sigurisë kombëtare”, nënvizoi Hoxha.

Ai nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe antisemitizmit, si dhe në përballimin e kërcënimeve hibride dhe rreziqeve të reja ndaj sigurisë kombëtare.

Hoxha shprehu gjithashtu edhe mirënjohjen ndaj Izraelit për mbështetjen e dhënë Shqipërisë në forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes kibernetike, pas sulmeve kibernetike të vitit 2022, për të cilat autoritetet shqiptare kanë bërë përgjegjës Iranin dhe grupe të lidhura me të.

“Në këtë drejtim, bashkëpunimi ynë në fushën e sigurisë kibernetike ka marrë një rëndësi të veçantë vitet e fundit. I jemi thellësisht mirënjohës Izraelit për mbështetjen e çmuar që i ka dhënë Shqipërisë në forcimin e kapaciteteve tona të mbrojtjes kibernetike, pas sulmeve brutale kibernetike të Iranit dhe grupeve të lidhura me të, në vitin 2022, kundër infrastrukturës sonë kryesore dixhitale. Që prej asaj kohe, kemi vijuar të investojmë në qëndrueshmërinë e infrastrukturës sonë dixhitale dhe do ta forcojmë më tej bashkëpunimin me Izraelin në këtë fushë jetike”, tha ai.

Ministri nënvizoi se partneriteti mes dy vendeve po zgjerohet edhe në fushën ekonomike.

“Ne shohim potencial të konsiderueshëm për diversifikimin dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe na inkurajon interesi gjithnjë në rritje i bizneseve dhe investitorëve izraelitë për Shqipërinë, veçanërisht në infrastrukturë, agrobiznes, teknologji, inovacion dhe energji, por edhe në shëndetësi”, tha ai.

Një tjetër element tek i cili u ndal Hoxha ishte edhe zhvillimi i lidhjeve mes qytetarëve të dy vendeve.

Lidhjet mes njerëzve janë gjithmonë në zemër të çdo partneriteti të qëndrueshëm. Vitet e fundit, rritja e turizmit është shndërruar në një urë të rëndësishme lidhëse mes vendeve tona, duke krijuar mundësi të reja për angazhim më të madh dhe shkëmbime më të shumta”, tha Hoxha.

Marrë nga ATSH

Nufi në Bunavi: Formimi i ushtarakëve të rinj, themeli i një Force të Armatosur profesionale

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi vizitoi sot Qendrën e Arsimimit Profesional të Ushtarit (QAPU) në Bunavi, Vlorë, ku u takua…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi në Bunavi: Formimi i ushtarakëve të rinj, themeli i një Force të Armatosur profesionale

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi vizitoi sot Qendrën e Arsimimit Profesional të Ushtarit (QAPU) në Bunavi, Vlorë, ku u takua…