Peleshi pret ministrin e Jashtëm të Izraelit: Zgjerim i bashkëpunimit

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, priti sot në Kryesinë e Kuvendit ministrin e Jashtëm të Shtetit të Izraelit, Gideon Sa’ar


Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, priti sot në Kryesinë e Kuvendit ministrin e Jashtëm të Shtetit të Izraelit, Gideon Sa’ar, me të cilin diskutoi mbi marrëdhëniet mes dy vendeve dhe mundësitë për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë.

Takimi u zhvillua në një vit të veçantë për marrëdhëniet shqiptaro-izraelite, që shënon 35-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

Lidhjet historike mes shqiptarëve dhe hebrenjve, të mishëruara në traditën shqiptare të Besës dhe në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Holokaustit, janë pjesë e trashëgimisë dhe kujtesës historike shqiptare dhe një dëshmi e lidhjeve njerëzore që kapërcejnë brezat.

Miqësia mes dy popujve, lidhjet historike dhe respekti i ndërsjellë përbëjnë një bazë të rëndësishme për vijimin e dialogut dhe forcimin e partneritetit mes dy vendeve.

Në këtë kuadër, vëmendje iu kushtua zhvillimit të bashkëpunimit parlamentar, përmes shkëmbimit të përvojave dhe intensifikimit të kontakteve mes dy parlamenteve, si një instrument i rëndësishëm për nxitjen e dialogut politik dhe afrimin mes dy vendeve.

Bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, sigurisë kibernetike, ekonomisë, teknologjisë, arsimit, shëndetësisë, bujqësisë dhe turizmit ishte gjithashtu pjesë e diskutimeve. Marrëveshja për bashkëpunim të përgjithshëm mes dy vendeve përfaqëson një kuadër të rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe identifikimin e mundësive konkrete të bashkëpunimit.

Biseda u ndal edhe te zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe rëndësia e përpjekjeve diplomatike për paqe, dialog dhe siguri. Në këtë kontekst, u nënvizua rëndësia e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe e angazhimit për të kontribuar në një të ardhme më të sigurt për rajonin.

Takimi rikonfirmoi rëndësinë që Shqipëria i kushton marrëdhënieve me Izraelin dhe vullnetin për të vijuar dialogun politik e parlamentar, duke zgjeruar bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët dhe duke ruajtur miqësinë mes dy popujve.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi në Bunavi: Formimi i ushtarakëve të rinj, themeli i një Force të Armatosur profesionale

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi vizitoi sot Qendrën e Arsimimit Profesional të Ushtarit (QAPU) në Bunavi, Vlorë, ku u takua…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi në Bunavi: Formimi i ushtarakëve të rinj, themeli i një Force të Armatosur profesionale

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi vizitoi sot Qendrën e Arsimimit Profesional të Ushtarit (QAPU) në Bunavi, Vlorë, ku u takua…