Demo në Forumin Strategjik të Ballkanit: Shqipëria dhe Greqia po zbatojnë 20 projekte të bashkëpunimit rajonal

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, mori pjesë në Forumin Strategjik të Bashkëpunimit Ballkanik, ku theksoi rëndësinë e thellimit të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë, përmes bashkëpunimit ekonomik, rajonal, akademik dhe në fushën e sigurisë.


Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, mori pjesë në Forumin Strategjik të Bashkëpunimit Ballkanik, ku theksoi rëndësinë e thellimit të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë, përmes bashkëpunimit ekonomik, rajonal, akademik dhe në fushën e sigurisë.

Në fjalën e tij, ministri Demo nënvizoi se marrëdhëniet mes dy vendeve mbështeten në lidhje historike, tradita të përbashkëta dhe bashkëpunim mes njerëzve, të cilat krijojnë një bazë të qëndrueshme për zhvillimin e mëtejshëm të partneritetit.

“Partneriteti ynë strategjik është para së gjithash një realitet i ndërtuar nga vetë njerëzit, shumë kohë më përpara se të shkruhej ndonjë dokument. Megjithatë, nevoja për t’u takuar, për të shkëmbyer ide dhe formate si ky i sotëm, mbetet gjithmonë shumë i rëndësishëm. Dhe jo më kot, në tempullin e Apolonit në Delfi ishte shkruar “Njih vetveten”, të njohësh veten është thelbësore, të njohësh fqinjin e shokun edhe më e rëndësishme. Dhe të njohim më mirë njëri-tjetrin do të thotë të gjejmë mekanizmat e rinj të bashkëpunimit dhe të eksplorojmë së bashku fusha të reja”, nënvizoi ai.

Duke iu referuar bashkëpunimit ekonomik, ai bëri të ditur se shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Greqisë kanë kaluar 1 miliard euro, ndërsa në tregun shqiptar operojnë më shumë se 300 kompani greke. Sipas ministrit, potenciale të mëtejshme bashkëpunimi ekzistojnë në infrastrukturë, logjistikë, turizëm, teknologji, inovacion dhe tranzicionin e gjelbër.

Një vëmendje të veçantë Demo i kushtoi bashkëpunimit rajonal përmes programit Interreg, ku Shqipëria dhe Greqia po zbatojnë 20 projekte me vlerë të përgjithshme 25 milionë euro, me pjesëmarrjen e 55 partnerëve, rreth gjysma e të cilëve janë bashki. Projektet përfshijnë fusha me ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve, nga eko-turizmi te infrastruktura dhe zhvillimi lokal.

Në cilësinë e ministrit të Punëve të Brendshme, Demo vuri theksin edhe te forcimi i bashkëpunimit për menaxhimin e kufijve, në përputhje me standardet e Schengen-it, luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit, si dhe mbrojtjen civile. Ai solli si shembull përvojën e bashkëpunimit ndërkufitar mes strukturave zjarrfikëse të Shqipërisë dhe Greqisë, që ka kontribuar në rritjen e kapaciteteve logjistike dhe profesionale për përballimin e emergjencave.

“Ne jemi të vendosur të thellojmë këtë dialog dhe bashkëpunimi për menaxhimin e kufijve, sidomos në përputhje me standardet e Schengen, për luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit, si dhe për mbrojtjen civile. Ekziston edhe një pamje më e gjerë, rajoni i Adriatiko-Jonian, ku po bëhet një portë hyrëse, në fakt, për sigurinë energjetike, transportin dhe koordinimin në fushën e mbrojtjes, ndërsa gazsjellësi TAP, tashmë kalon nëpërmjet të dy vendeve tona. Kjo na jep një mundësi ta shndërrojmë hapësirën tonë të përbashkët në një zonë shumë më të rëndësishme, për investimet e huaja, mundësitë e reja dhe standardet më të larta po ashtu të qeverisë”, tha Demo.

Ministri vlerësoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit akademik dhe të marrëdhënieve ndërmjet universiteteve të dy vendeve, duke theksuar se shkëmbimet e studentëve dhe studiuesve krijojnë mundësi të reja për zhvillim dhe ndërkombëtarizim. Duke folur për integrimin europian të Shqipërisë, Demo vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë për këtë proces dhe shprehu bindjen se bashkëpunimi mes dy vendeve do të vijojë të jetë i rëndësishëm në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, me synimin e Shqipërisë për përmbylljen e kapitujve të negociatave deri në vitin 2027.

Burimi ATSH

Nufi në Bunavi: Formimi i ushtarakëve të rinj, themeli i një Force të Armatosur profesionale

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi vizitoi sot Qendrën e Arsimimit Profesional të Ushtarit (QAPU) në Bunavi, Vlorë, ku u takua…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi në Bunavi: Formimi i ushtarakëve të rinj, themeli i një Force të Armatosur profesionale

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi vizitoi sot Qendrën e Arsimimit Profesional të Ushtarit (QAPU) në Bunavi, Vlorë, ku u takua…