Hapet thirrja e dytë për subvencionimin e 2000 familjeve për vendosjen e paneleve diellore për ngrohjen e ujit

Njoftimin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku


Hapet thirrja e dytë për mbështetjen e 2000 familjeve për vendosjen e paneleve diellore për ngrohjen e ujit.

Njoftimin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Pas suksesit të thirrjes së parë, ku 1981 familje në të gjithë vendin kanë të instaluara sot në banesat e tyre panelet diellore për ngrohjen e ujit, të subvencionuara në masën 70% nga buxheti i shtetit, tashmë ka nisur puna për thirrjen e dytë, një masë kjo e cila ndikon drejtpërdrejt në reduktimin e faturës së energjisë elektrike për familjet që kanë instaluar këtë sistem.

Në zonën e Farkës në Tiranë, ku vizitoi një prej familjeve që përfitoi nga thirrja e parë, zëvendëskryeministrja Balluku sqaroi se thirrja e dytë ka nisur me hapjen e aplikimeve për subjektet e interesuara që ofrojnë këtë shërbim. Me përfundimin e kësaj faze, duke nisur nga data 24 shkurt, do të hapen aplikimet për qytetarët.

“Duke nisur nga dita e sotme 4 shkurt, si dhe herën e parë, ne do të ndajmë këtë proces me dy faza. Duke nisur nga sot të gjitha ato subjekte që dëshirojnë që të ofrojnë shërbime, instalimin dhe panelet diellore për të gjithë familjarët që do të aplikojnë, duhet të fillojnë të aplikojnë në faqen e Agjencisë së Eficiencës së Energjisë. Dhe më pas nis faza e dytë, në datë 24 shkurt të gjithë abonentët familjarë që kanë dëshirë që të pajisen me këto panele diellore, të cilat subvencionohen 70% nga fondet e krijuara nga Agjencia e Eficiencës së Energjisë mund të fillojnë aplikimin e tyre, duke pasur parasysh se janë të disponueshme 2000 njësi (unite) për t’u përdorur në këtë paketë të dytë”, sqaroi Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë shtoi më tej se diversifikimi i burimeve të rinovueshme është strategji kombëtare, të cilën qeveria shqiptare po e ndjek prej vitit 2019, por ajo çka ne kërkojmë, shtoi më tej Balluku, është përfshirja e të gjithë qytetarëve në këtë strategji e cila do ta çojë vendin tonë drejt një të ardhmeje të sigurtë në sektorin energjetik, duke e kthyer Shqipërinë në një vend eksportues neto të energjisë deri në vitin 2030.

“Do t’i bëja thirrje të gjithë qytetarëve, duke marrë dhe shembullin e mirë që kemi me 1981 njësitë e vendosura deri më sot që të aplikojnë sa më parë, duke nisur nga data 24 shkurt,” tha Balluku, duke sjellë edhe një herë në vëmendje se prej muajit shkurt ka nisur gjithashtu të aplikohet edhe çmimi i ri i energjisë elektrike, 10,5% më i ulët për abonentët familjarë të cilët konsumojnë deri në 700 kilovat-orë.

Familja Balla, si një prej përfituesve të thirrjes së parë për subvencionimin e paneleve diellore për ngrohjen e ujit, theksoi se kjo masë është reflektuar në faturën e tyre mujore të energjisë elektrike, duke sjellë një reduktim të ndjeshëm. I gjithë procesi është online në faqen e Agjencisë për Eficiencën e Energjisë.

Burimi ATSH

Nga Karaburuni te Syri i Kaltër dhe Butrinti, mbi 494 mijë vizitorë në zonat e mbrojtura të qarkut Vlorë

Vlora vijon të mbetet një nga qarqet me pasuri të veçantë natyrore në Shqipëri, ku ndërthuren ekosistemet detare e tokësore,…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

“El Pais”: Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë dhe artisti që ekspozon në Paris dhe Nju-Jork

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën spanjolle “El Pais”, Rama flet për ekspozitën e tij me skulptura bronzi…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nga Karaburuni te Syri i Kaltër dhe Butrinti, mbi 494 mijë vizitorë në zonat e mbrojtura të qarkut Vlorë

Vlora vijon të mbetet një nga qarqet me pasuri të veçantë natyrore në Shqipëri, ku ndërthuren ekosistemet detare e tokësore,…