Votimi nga jashtë, Celibashi apel emigrantëve në Itali: Ngarkoni dokumentin nga ana e adresës

Numri i kërkesave të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit për t’u regjistruar në platformën Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER) e ka kaluar shifrën 40 mijë.


Numri i kërkesave të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit për t’u regjistruar në platformën Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER) e ka kaluar shifrën 40 mijë.

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, tha se numri më i madh i refuzimeve është nga Italia dhe shkak se lidhet me gabimin që bën shumica dërrmuese e votuesve kur ngarkojnë dokumentin e adresës.

“Shumica kanë ngarkuar dokumentin e identitetit të lëshuar nga shteti italian, por nga ana e gabuar nga faqja që nuk përmban adresën. Duhet të ngarkojnë në PER faqen e dokumentit të lëshuar që përmban adresën”, tha Celibashi.

“Kemi bërë një shembull në lidhje me atë se si dhe në çfarë mënyrë. Nuk është kjo faqja që duhet të ngarkohet por faqja tjetër që përmban adresën. Janë mbi 90 % të shkaqeve të refuzimit për këtë arsye”, shtoi Celibashi.

Celibashi tha se gabimi që bëjnë shumica e aplikantëve lidhet me mënyrën sesi dhe çfarë dokumenti provues të ngarkojnë në sistem në PER.

“Gjatë ngarkimit të dokumentit provues të adresës është e rëndësishme që të përmbajë adresën që kanë deklaruar në PER, adresa të jetë e njëjtë me adresën që kanë deklaruar dhe ky dokument të përmbajë të dhëna që lidhen me identitetin e zgjedhësit”, tha Celibashi.

Petrela në itinerarin e turistëve të huaj: Njerëz mikpritës, ushqim i mirë

Vetëm 17 kilometra larg qendrës së Tiranës, në një lartësi prej rreth 400 metrash mbi nivelin e detit, Kalaja e…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Petrela në itinerarin e turistëve të huaj: Njerëz mikpritës, ushqim i mirë

Vetëm 17 kilometra larg qendrës së Tiranës, në një lartësi prej rreth 400 metrash mbi nivelin e detit, Kalaja e…