Lamallari: Mjetet inteligjente monitorojnë rrugët, asnjë shkelje nuk i shpëton kontrollit

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, paralajmëroi sot drejtuesit e automjeteve se kontrolli në rrugë vijon pa ndërprerje, edhe në mungesë të prezencës fizike të policisë, falë përdorimit të teknologjisë së avancuar.

Në një mesazh të drejtpërdrejtë për qytetarët, Lamallari theksoi se “syri i teknologjisë” është i pranishëm në të gjitha akset rrugore, duke monitoruar në kohë reale çdo shkelje të rregullave të qarkullimit.

Sipas tij, përmes dronëve dhe mjeteve inteligjente identifikohen shkelje si tejkalimi i shpejtësisë, drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit, përdorimi i celularit gjatë drejtimit dhe parkimet e gabuara.

“Vërtet mund të mos ketë policë nëpër rrugë, por mjetet inteligjente dhe dronët janë në të gjitha akset nacionale dhe urbane për të kapur shoferët që shkelin rregullat, rrezikojnë veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës. Syrit të pagabueshëm të teknologjisë nuk i shpëtoni dot”, u shpreh ministri.

Lamallari nënvizoi se kjo qasje synon rritjen e ndërgjegjësimit dhe përgjegjshmërisë së drejtuesve të mjeteve, me qëllim përmirësimin e sigurisë rrugore dhe uljen e aksidenteve në vend.

Burimi ATSH

Rama: Hyrja në administratën publike përmes një provimi unik kombëtar sipas modelit të Kembrixhit

Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren për Administratën Publike, Adea Pirdeni, prezantuan sot një plan të ri transformimi dhe…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia