Qose: Partneriteti me ambasadën e SHBA, shtyllë kyçe për modernizimin e sistemit penitenciar

Drejtori i përgjithshëm i Burgjeve Klevis Qose gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me homologun e tij nga Kosova, Ismail Dibrani, ishin pjesë e takimit përmbyllës në Orlando, Florida, ku me ftesë të Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, morën pjesë në Konferencën Vjetore të Shoqatës Korrektuese Amerikane (ACA).


Drejtori i përgjithshëm i Burgjeve Klevis Qose gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me homologun e tij nga Kosova, Ismail Dibrani, ishin pjesë e takimit përmbyllës në Orlando, Florida, ku me ftesë të Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, morën pjesë në Konferencën Vjetore të Shoqatës Korrektuese Amerikane (ACA).

Qose nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale thekson se “ky aktivitet, një nga më prestigjiozët në fushën e sistemit korrektues, mblodhi së bashku drejtues të shërbimeve korrektuese nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të ndryshme të botës për të shkëmbyer ide dhe përvoja mbi praktikat më të mira në këtë sektor”.

Në kuadër të konferencës, Qose bëri të ditur se zhvilluan takime të rëndësishme, përfshirë një bisedë me presidentin e sapozgjedhur të Shoqatës Ndërkombëtare të Shërbimeve Korrektuese (ACA), Ricky D. Dixon.

“Po ashtu, patëm mundësinë të bashkëbisedojmë me drejtues të tjerë të institucioneve korrektuese, duke theksuar nevojën për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar”, thekson Qose.

Sipas Qoses gjatë konferencës u diskutua mbi: Sigurinë në burgje; Përmirësimin e teknologjisë; Programet rehabilituese; Përkujdesin për shëndetin mendor të të burgosurve.

“Partneriteti ynë me Ambasadën e SHBA-së mbetet një shtyllë kyçe në përpjekjet për përmirësimin dhe modernizimin në sistemin tonë penitenciar”, shkruan Qose.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

29-vjetori i Tragjedisë së Otrantos

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Austri, z. Fate Velaj, kujton se në këtë ditë, 9 vite më parë, në…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

29-vjetori i Tragjedisë së Otrantos

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Austri, z. Fate Velaj, kujton se në këtë ditë, 9 vite më parë, në…