Karçanaj me ambasadoren e Francës: Transformim digjital dhe integrim i IA në proceset kyçe të Shqipërisë

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Linda Karçanaj zhvilloi sot një takim me ambasadoren e Francës në Tiranë, Catherine Suard.


Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Linda Karçanaj zhvilloi sot një takim me ambasadoren e Francës në Tiranë, Catherine Suard.
Karçanaj informoi se në qendër të takimit ishin ide dhe propozime të reja për hapat e mëtejshëm në bashkëpunimin mes dy qeverive dhe zbatimin me sukses të projekteve, pjesë të marrëveshjes ndërqeveritare G2G.
“Të fokusuar në transformimin tërësor digjital dhe integrimin e inteligjencës artificiale për sektorë dhe procese kyçe të Shqipërisë, për ndryshime të thella në mënyrën se si ofrohen shërbimet publike dhe se si funksionon administrata jonë”, u shpreh Karçanaj.

Drejtoresha e AKSHI-t bëri të ditur se në takim u theksua nevoja për zhvillimin dhe zbatimin e strategjive për forcimin e kapaciteteve të punonjësve të administratës ndaj teknologjive të avancuara.

“Të ofrojmë trajnime për punonjës të gatshëm për të përballuar sfidat e epokës digjitale dhe për të vënë në jetë vizionin qeveritar me rrugët e pafundme që ofron inteligjenca artificiale. Nëpërmjet këtyre bashkëpunimeve krijojmë mundësi për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira ndërmjet ekspertëve nga të dy shtetet, me fokus të veçantë në aplikimin e teknologjive të reja dhe kuadrin rregullator të tyre”, shtoi ai.

Burimi ATSH

Institucionet e Tetovës, Dragashit dhe Kukësit diskutojnë bashkëpunimin për parandalimin e dhunës në familje

Dialogu u mbështet bashkërisht nga Misioni i OSBE-së në Shkup, Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Prezenca e OSBE-së në…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Institucionet e Tetovës, Dragashit dhe Kukësit diskutojnë bashkëpunimin për parandalimin e dhunës në familje

Dialogu u mbështet bashkërisht nga Misioni i OSBE-së në Shkup, Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Prezenca e OSBE-së në…