Salla: Marrëveshje e re me UBT, më shumë mundësi për studentët dhe ekspertizë shkencore në mbështetje të bujqësisë

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, dhe Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Prof. Sallaku, nënshkruan sot marrëveshjen e re të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, me fokus afrimin e studentëve me tregun e punës dhe përfshirjen më të gjerë të ekspertizës akademike në zhvillimin e sektorit bujqësor.

“Të investosh te të rinjtë dhe te dija do të thotë të investosh drejtpërdrejt në të ardhmen e bujqësisë shqiptare”, u shpreh Salla.

Marrëveshja forcon lidhjen mes universitetit dhe tregut të punës përmes praktikave profesionale, orientimit të studentëve dhe informimit të tyre për vendet vakante në Ministrinë e Bujqësisë dhe institucionet e varësisë. Studentët do të kenë mundësi të aplikojnë sipas profileve të tyre, mbi bazën e meritës dhe konkurrimit të hapur.

“Kjo marrëveshje forcon lidhjen mes universitetit dhe tregut të punës, përmes praktikave profesionale, orientimit të studentëve dhe informimit të tyre për vendet vakante në Ministri dhe institucionet e varësisë”, theksoi ministri.

Bashkëpunimi do të shtrihet edhe në nivel akademik dhe shkencor, ku UBT do të ofrojë ekspertizën e profesorëve dhe kërkuesve në fusha si bujqësia, veterinaria, siguria ushqimore, ekonomia bujqësore, bioteknologjia, akuakultura dhe administrimi i ujit dhe tokës.

“Po ndërtojmë një marrëdhënie ku studentët fitojnë eksperiencë dhe mundësi, Universiteti sjell dijen dhe ekspertizën, ndërsa Ministria krijon urën që i lidh ato me nevojat reale të sektorit”, përfundoi Salla.

Burimi ATSH

FSHZH, fokus tek investimet strategjike dhe zhvillimi rajonal, në mbledhjen e Këshillit Drejtues

Në takim morën pjesë zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ministri i Turizmit, Kulturës dhe…

Global 360

Vendet evropiane vendosin kushte për bisedimet e sigurisë me Rusinë

Një shumicë e madhe e vendeve evropiane janë të gatshme të zhvillojnë bisedime me Rusinë për çështjet kryesore të sigurisë…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia