Fjalimi i plotë i presidentit kinez Xi Jinping në ceremoninë e mirëseardhjes në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan Donald Trump organizoi në Shtëpinë e Bardhë një ceremoni madhështore mirëseardhjeje për homologun e tij kinez Xi Jinping, që ndodhet për një vizitë shtetërore në ShBA. Në këtë ceremoni, presidenti Xi mbajti një fjalim, ku bëri thirrje për forcimin e shkëmbimeve e të bashkëpunimit dhe për bashkekzistencë paqësore ndërmjet të dy vendeve. Në vijim është fjalimi i plotë.


Paraditen e së enjtes, presidenti amerikan Donald Trump organizoi në Shtëpinë e Bardhë një ceremoni madhështore mirëseardhjeje për homologun e tij kinez Xi Jinping, që ndodhet për një vizitë shtetërore në ShBA.

Në këtë ceremoni, presidenti Xi mbajti një fjalim, ku bëri thirrje për forcimin e shkëmbimeve e të bashkëpunimit dhe për bashkekzistencë paqësore ndërmjet të dy vendeve. Në vijim është fjalimi i plotë.

Të nderuar Presidenti Trump dhe znj. Melania,

Të nderuar zonja dhe zotërinj, të dashur miq,

Është kënaqësi e madhe për mua që bëj një vizitë shtetërore në Shtetet e Bashkuara dhe i shpreh falenderimet e mia Presidentit Trump dhe Zonjës Trump për mikpritjen e ngrohtë ndaj meje dhe bashkëshortes sime. Së pari, më lejoni që në emër të popullit kinez mbi 1.4 miliardësh t’i shpreh popullit amerikan përshëndetje të sinqerta dhe urime të ngrohta për 250-vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara!

Si Kina, ashtu edhe Shtetet e Bashkuara janë vende të mëdha dhe popujt e tyre janë popuj të mëdhenj. Kam ardhur me ftesë të Presidentit Trump për të vijuar miqësinë tonë, për të zgjeruar bashkëpunimin dhe për të shtuar mirëqenien e dy popujve tanë.

Përballë ndryshimeve në zhvillim të botës, epokës dhe historisë, Kina dhe Shtetet e Bashkuara, si dy fuqi të mëdha, mbajnë përgjegjësi historike për të promovuar zhvillimin dhe përparimin e njerëzimit.

Gjatë vizitës së këtij viti të Presidentit Trump në Kinë, ne ramë dakord të krijojmë marrëdhënie strategjike të qëndrueshme e konstruktive ndërmjet të dy vendeve, një veprim i mirëpritur gjerësisht nga popujt tanë dhe bashkësia ndërkombëtare. Jam i gatshëm të punoj së bashku me Presidentin Trump për ta drejtuar anijen gjigante të marrëdhënieve Kinë-ShBA në një lundrim të qëndrueshëm në një periudhë afatgjatë.

Foto nga Xinhua

— Ne duhet të forcojmë komunikimin. Kina dhe Shtetet e Bashkuara kanë kushte të ndryshme kombëtare, por nëpërmjet dialogut të hapur, të thelluar e të vazhdueshëm, mund të rrisim mirëkuptimin, të gjejmë pika të përbashkëta duke lënë mënjanë dallimet dhe të krijojmë besim të ndërsjellë. Unë dhe Presidenti Trump e respektojmë njëri-tjetrin, kemi krijuar marrëdhënie të mira dhe mbajmë komunikim të rregullt. Ne i inkurajojmë sektorët e ndryshëm të zhvillojnë kontakte e të forcojnë komunikimin në fushat diplomatike, ekonomike e tregtare, financiare, ligjzbatuese, kulturore e njerëzore, dhe mbështesim zgjerimin e shkëmbimeve midis organeve ligjvënëse të të dy vendeve.

— Ne duhet të angazhohemi për një bashkëpunim të sinqertë. Interesat tona janë thellësisht të ndërthurura dhe ne kemi hapësirë të madhe për bashkëpunim. Megjithëse bashkëpunimi Kinë-ShBA nuk mund të zgjidhë çdo problem në botë,  shumë çështje ndërkombëtare është e vështirë të zgjidhen pa të. Dera e Kinës ndaj botës së jashtme mbetet e hapur dhe ne i mirëpresim ndërmarrjet amerikane të investojnë e të bëjnë biznes në Kinë. Shpresojmë që pala amerikane do t’i trajtojë kompanitë kineze në mënyrë të barabartë. Le të punojmë së bashku për të zmadhuar listën e fushave të bashkëpunimit e për të zvogëluar listën e mosmarrëveshjeve. Si Kina, ashtu edhe Shtetet e Bashkuara janë fuqi të mëdha në inteligjencën artificiale dhe ne kemi aftësinë e përgjegjësinë për ta zhvilluar dhe menaxhuar në mënyrë efektive inteligjencën artificiale, duke siguruar që zhvillimi i saj të mbetet nën kontrollin njerëzor dhe t’u sjellë dobi njerëzve. Kina është e gatshme të forcojë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara në fusha të tilla si lufta kundër narkotikëve dhe zbatimi i ligjit. Të dyja palët mund të shtojnë fluturimet e drejtpërdrejta për të lehtësuar shkëmbimet njerëzore dhe lidhjet ekonomiko- tregtare.

Ne duhet të bashkëjetojmë në paqe. Kam deklaruar vazhdimisht se bashkëpunimi midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, dy fuqive të mëdha, u sjell dobi të dyja palëve, ndërsa përballja i dëmton të dyja. Kina dhe Shtetet e Bashkuara nuk duhet të shmangen nga konkurrenca, por kjo konkurrencë duhet të jetë e mirë dhe të ketë kufij; duhet të jetë një garë inkurajimi i ndërsjellë, jo një garë gladiatorësh ku njëra palë fiton dhe tjetra humbet. Të dyja palët duhet t’i përmbahen objektivit të moskonfliktimit dhe moskonfrontimit, dhe me siguri do të gjejmë rrugën e duhur që dy fuqitë e mëdha të bashkëjetojnë në këtë planet. Të dy ushtritë duhet të mbajnë dialog të rregullt dhe të përmirësojnë mekanizmat e komunikimit dhe parandalimit të krizave. “Kurthi i Tuqididit” mund të kapërcehet.

Foto nga Xinhua

Të nderuar zonja dhe zotërinj, të dashur miq!

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Kina dhe Shtetet e Bashkuara luftuan krah për krah kundër agresionit fashist. Populli kinez nuk do ta harrojë këtë histori, dhe as populli amerikan. Shpresa për marrëdhëniet Kinë-ShBA qëndron te popujt dhe e ardhmja qëndron te të rinjtë. Këtu do të doja të njoftoja se gjatë pesë viteve të ardhshme, ne do të ftojmë 100 000 adoleshentë amerikanë në Kinë për shkëmbime dhe studim.

Pandat janë ambasadore të miqësisë midis popujve të Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. Sot dua të ndaj një lajm të mirë me ju: pas pak ditësh, pandat Pingping dhe Fushuang do të mbërrijnë në Kopshtin Zoologjik të Atlantës dhe do të takohen me popullin amerikan.

Të nderuar zonja dhe zotërinj, të dashur miq!

Arritja e rilindjes së madhe të kombit kinez dhe bërja e Amerikës përsëri e madhe nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Le të mbështesim qasjen tonë të përqendruar te njerëzit, të demonstrojmë iniciativë historike, të çojmë vazhdimisht përpara kauzën e miqësisë midis popullit kinez e atij amerikan dhe të punojmë së bashku për të ndërtuar një botë më të mirë!

Faleminderit!

(Burimi CGTN)

Lexo më shumë nga

Begaj takon ministrin Dukaj: Shqiptarët në Malin e Zi, urë e fortë miqësie mes dy vendeve

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi sot një takim me ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj,…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj takon ministrin Dukaj: Shqiptarët në Malin e Zi, urë e fortë miqësie mes dy vendeve

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi sot një takim me ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj,…