Rekord i të ardhurave doganore, 164,9 miliardë lekë në 8-mujorin e 2026-ës

Administrata Doganore ka shënuar një rekord të ri në të ardhurat e mbledhura gjatë 8-mujorit të parë të vitit, duke arkëtuar 164,9 miliardë lekë, ose 6,8 miliardë lekë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2025.


Administrata Doganore ka shënuar një rekord të ri në të ardhurat e mbledhura gjatë 8-mujorit të parë të vitit, duke arkëtuar 164,9 miliardë lekë, ose 6,8 miliardë lekë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, ky është niveli më i lartë i të ardhurave të realizuara në një periudhë 8-mujore, rezultat që lidhet me rritjen e aktivitetit të importit, përmirësimin e administrimit doganor dhe forcimin e kontrolleve.

Në rritjen e të ardhurave ka dhënë kontributin kryesor TVSH-ja në import, e cila solli rreth 4,4 miliardë lekë më shumë krahasuar me 8-mujorin e vitit të kaluar. Ndërkohë, të ardhurat nga akciza u rritën me rreth 2 miliardë lekë.

Vetëm nga importi i cigareve, të ardhurat nga akciza u shtuan me rreth 1,4 miliardë lekë, ndërsa sasia e importuar dhe konsumi u rritën me rreth 111 tonë. Rritje të të ardhurave u regjistruan edhe nga karburantet e importuara, me 258 milionë lekë, si dhe nga birra e importuar dhe duhani i prodhuar në vend.

Në të ardhurat nga TVSH-ja në import, kontributin më të madh e dhanë karburantet, me 2,5 miliardë lekë më shumë, të ndjekura nga veshjet me 673 milionë lekë, cigaret me 462 milionë lekë dhe kompjuterët e printerët me 304 milionë lekë.

Edhe taksat doganore shënuan rritje, me rreth 568 milionë lekë më shumë. Ndër kategoritë kryesore që ndikuan në këtë rezultat ishin veshjet, këpucët dhe artikujt e tjerë, metalet bazë dhe produkte të tjera.

Administrata Doganore vlerëson se rezultatet e 8-mujorit dëshmojnë vijimin e një performance pozitive, ndërsa puna për lehtësimin e procedurave, luftën ndaj informalitetit dhe forcimin e kontrolleve synon të krijojë një mjedis më të rregullt për biznesin dhe konkurrencë të ndershme në treg.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në Forumin e Paqes në Paris, takim dypalësh me Macron

Kryeministri Rama po merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, me ftesë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Global 360

Kosova dhe Italia konfirmojnë partneritetin në fusha me interes të përbashkët

Presidentja Justina Shiroka-Pula priti ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Forumin e Paqes në Paris, takim dypalësh me Macron

Kryeministri Rama po merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, me ftesë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron.