Rama: Im vëlla u përdor si mish për top për të më goditur mua

Kryeministri mesazh drejtuar qytetarëve lidhur me zhvillimet e fundit të aktualitetit.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “me fakte e me prova jo me hamendësime edhe me fabrikime është katërcipërisht e qartë se im vëlla u përdor si mish për top për të më goditur dhe rrëzuar mua në sytë e opinionit publik.”

Në një mesazh drejtuar qytetarëve lidhur me zhvillimet e fundit të aktualitetit, Rama tha se “ky mesazh është një detyrim ndaj gjithë atyre që më kanë mbështetur gjithë këto vite që më kanë dhënë votën e tyre qoftë edhe një herë të vetme qysh kur jam në arenë dhe mbi të gjitha ndaj familjes sime atyre që kam pranë dhe atyre që s’janë më me ne pa të cilët nuk do isha ky që jam dhe as do isha këtu ku jam|.

“Vitin e shkuar deputeti Gazmend Bardhi nxori në publik një akuzë ekstreme ndaj vëllait tim Olsi Rama dhe denoncoi, gjykoi dhe dënoi në publik si trafikant droge duke krijuar rrethana tipike të një kallëzimi të rremë që përmes një sajese kriminale mbi bazën e një dosje të vjetër të prokurorisë për një grup trafikantësh. Në atë dosje flitej edhe për një person të paidentifikuar, i cili nuk është gjetur nga prokuroria sipas këtij zotërisë që vetëm zotëri nuk është qenkërkësh im vëlla”, tha Rama.

“Sipas tij, dy prokurorët e dosjes e paskërshin fshehur identitetin e tim vëllai në këmbim të favoreve të marra prej meje që i paskërkam promovuar në karrierë që të dy për këtë favor kriminal”, tha Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “nuk jam i shpjeguar deri më sot ndërkohë që ky palo djalë bashkë me tutorin e tij nuk kanë lënë rast pa e hedhur në publik këtë jashtënxjerrje të shpifur kam bërë durim shumë durim, skam dashur të flas unë me bindjet e mia para se të flasë drejtësia me provat e veta”.

“Më në fund pasi ka pyetur këdo që e ka parë të arsyeshme dhe e ka konsideruar të nevojshme SPAK deklaroi se ka arritur në përfundimin që Olsi Rama nuk ka asnjë lidhje me personin e paidentifikuar të dosjes në fjalë dhe nuk ka asnjë provë apo fakt që të lidhë tim vëlla me aktivitetin kriminal”

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Reforma në drejtësi, Rama: Nuk ka kthim pas, sot sistemi po e lufton korrupsionin

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se “korrupsioni vazhdon të jetë një hije e rrezikshme përgjatë rrugës sonë, por ndryshimi historik…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Reforma në drejtësi, Rama: Nuk ka kthim pas, sot sistemi po e lufton korrupsionin

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se “korrupsioni vazhdon të jetë një hije e rrezikshme përgjatë rrugës sonë, por ndryshimi historik…