“Transparent Albania”, Rama: Informim në kohë reale mbi çdo shpenzim dhe çdo kontratë

Platforma “Transparent Albania” do të ofrojë në kohë reale të dhëna konkrete mbi shpenzimet dhe kontratat e lidhura nga çdo ministri.


Platforma “Transparent Albania” do të ofrojë në kohë reale të dhëna konkrete mbi shpenzimet dhe kontratat e lidhura nga çdo ministri.

Kështu u shpreh sot kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët.

I pyetur në lidhje me transparencën me publikun dhe median, Rama u ndal tek platforma e re ‘Transparent Albania’.

“Kjo platformë ka filluar të popullohet me të dhëna. Besoj shumë se deri nga mesi i vitit të ardhshëm do jetë një platformë që ju dhe kushdo qoftë do të mund të mësojë në kohë reale çdo gjë që ndodh në Republikën e Shqipërisë, çdo para që shpenzon, çdo kontratë, vendim. Jo thjesht qeveria por edhe ministritë e të gjitha do të jenë aty. Do të kemi edhe një rubrikë të veçantë për të bërë transparencën tonë lidhur me shumë gjysmë të vërteta që publikohen në platformat tuaja, pasi gënjeshtrat më të mëdha janë gjysmë të vërtetat”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Reforma në drejtësi, Rama: Nuk ka kthim pas, sot sistemi po e lufton korrupsionin

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se “korrupsioni vazhdon të jetë një hije e rrezikshme përgjatë rrugës sonë, por ndryshimi historik…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Reforma në drejtësi, Rama: Nuk ka kthim pas, sot sistemi po e lufton korrupsionin

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se “korrupsioni vazhdon të jetë një hije e rrezikshme përgjatë rrugës sonë, por ndryshimi historik…