Balluku në spitalin “Memorial”: Autonomia financiare, konkurrencë e drejtë midis mjekëve sipas performancës

Duke nisur nga viti i ri 2025 në spitalin Rajonal Memorial në Fier do të aplikohet autonomia financiare.


Duke nisur nga viti i ri 2025 në spitalin Rajonal Memorial në Fier do të aplikohet autonomia financiare. Kështu bëri me dije zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, gjatë një bisede me studentë të Universitetit të Mjekësisë dhe Infermierisë, ku e pranishme ishte edhe ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu.

Ministrja theksoi se “duke krijuar në sektorin publik autonominë financiare do të fillojë të krijohet një mundësi për një konkurencë të drejtë midis mjekëve specialist apo edhe infermierëve në varësi të performancës së tyre”.

“Kapitali njerëzor përsa i përket mjekësisë është padyshim kollona më e rëndësishme mbi të cilën duhet të ngrihet sistemi ynë mjekësor.

Angazhimi i qeverisë shqiptarë siç e dini shumë kapitali njerëz për sa i përket mjekësie është padyshim kollona më e rëndësishme mbi të cilën duhet të ngrihet sistemi ynë mjekësor. Pra, jeni ju apo mjekët që kontribuojnë në të katër anët e vendit. Nga ana tjetër, ju nuk e ushtroni dot profesionin siç duhet nëse nuk keni infrastrukturën e duhur spitalore, ambulatore apo teknike. Sot teknologjia është një pjesë e pandarë e profesionit tuaj. Sot duhen gjithmonë e më shumë investime nga qeveria shqiptare, për sa i përket teknologjisë së përdorur në mjekësi. Sot ne duhet të ndjekim ritmin e vendeve të tjera europiane për sa i përket depistimit që është pjesa më e rëndësishme e procesit mjekësor. Këto kanë një kosto të shtuar që diku krijon edhe një kalendar të tërë të hapave të cilat duhen hedhur për përmirësimin e kushteve në mjekësinë publike”, theksoi Balluku.

Ajo shtoi se “spitali ku ndodhemi sot është ndërtuar për të krijuar këtë shembull të mirë, këtu ka nisur procesi i autonomisë menaxheriale dhe këtu në vitin 2025 do të aplikohet autonomia financiare”.

Më tej Balluku nënvizoi se në “spitalet me autonomi financiare duke nisur nga ky spital ku ndodhemi sot Spitali Rajonal Memorial i Fierit, do të ketë mundësi të jetë atraktiv për të gjithë mjekët dhe infermierët duke i klasifikuar ata nga performanca dhe duke pasur parasysh kohën e shkurtër që duhet sot për të ardhur nga Vlora në Fier apo nga Tirana në Fier do të bien edhe barrierat e vendbanimit dhe të vendpunësimit. Shikojeni më afatgjatë. Ju do të shijoni dhe merrni frutet e gjithë kësaj reforme që qeveria shqiptare po nis”.

Balluku theksoi po ashtu se qeveria është e fokusuar për të rritur akoma më tej pagat e mjekëve dhe infermierëve, por nga ana tjetër është bërë një punë e konsiderueshme dhe me të gjithë hapat e reja që do të hidhen në reformë.

“Studiojeni pak autonominë financiare, më të gjithë ju do të keni mundësi të jeni konkurrentë në treg, pavarësisht se do të jeni kontributor në sektorin privat. Performance dhe kapaciteti juaj do të kenë një vlerë specifike në të gjithë këtë përzgjedhje”, tha Balluku.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Ekipi kombëtar, i vetmi që bashkon të gjithë shqiptarët

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në mbrëmjen gala “Topi i Artë 2025”, vlerësoi vlerat e jashtëzakonshme të ekipit…

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Ekipi kombëtar, i vetmi që bashkon të gjithë shqiptarët

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në mbrëmjen gala “Topi i Artë 2025”, vlerësoi vlerat e jashtëzakonshme të ekipit…