Krijohet Laboratori i Sigurisë Kibernetike, Rama: Hapësirë e avancuar për trajnimin dhe simulimin e kërcënimeve digjitale

Laboratori i sigurisë kibernetike është një hapësirë e avancuar për trajnimin dhe simulimin e kërcënimeve digjitale.


Laboratori i sigurisë kibernetike është një hapësirë e avancuar për trajnimin dhe simulimin e kërcënimeve digjitale.

Kryeministri Edi Rama ndau sot mesazhin e Drejtuesit të Autoritetit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike, Igli Tafa.

Përmes këtij laboratori Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike do të fuqizojë ekspertët e sigurisë kibernetike, duke ofruar trajnim intensiv në mbrojtjen ndaj sfidave që sjell teknologjia, dhe duke vendosur njëkohësisht standarde të reja për reagimin ndaj incidenteve të mundshme, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike ka krijuar laboratorin e Sigurisë Kibernetike dhe njoftimi është bërë publik sot në rrjetet sociale. Një platformë e avancuar e trajtimit dhe simulimit të kërcënimeve digjitale.

Sipas postimit në rrjetet sociale, ky laborator është krijuar për të fuqizuar ekspertët e sigurisë kibernetike, duke ofruar trajnim intensiv në mbrojtjen e infrastrukturave kritike dhe përballjen me sfidat globale të teknologjisë.

Nga skenarë realistë te teknologji inovative si “Cyber Escape Room” dhe simulimet midis ekipeve “Red Team” dhe “Blue Team”, ky laborator vendos standarde të reja për reagimin ndaj incidenteve. Një hap revolucionar nga AKSK për forcimin e sigurisë kibernetike në Shqipëri dhe më gjerë!

Drejtuesi i AKSK-së, Igli Tafa u shpreh se qëllimi parësor i këtij laboratori, në kuadër edhe të digjitalizimit të Shqipërisë është përthithja e talenteve të reja.

“Më në fund, Shqipëria ka laboratorin e sigurisë kibernetike. Një laborator modern, i ngjashëm me laboratorët në vendet e zhvilluara të botës, si ato në SHBA, Izrael, Emiratet e Bashkuara Arabe, Singapori etj. Ky laborator do të shërbejë si një mjet trajnimi për ekspertët, e operatorëve publik dhe privat në fushën e sigurisë kibernetike.

Njëkohësisht, ky laborator do të jetë i hapur edhe për universitetet, shkollat profesionale, madje edhe shkollat e mesme. Qëllimi kryesor është përthithja e talenteve. Ne jemi një vend i vogël, ndaj kemi nevojë për ekspertë dhe talente në fushën e sigurisë kibernetike, falë hapit të madh dhe digjitalizimit që po bën Shqipëria.

Ky laborator është vendi i duhur ku do të bëhen trajnime praktike duke përdorur teknologji IT, OT, në të gjithë këtë gamë të gjerë”, tha Tafa.

AKSK krijon Laboratorin e Sigurisë Kibernetike 🌐🛡️

Njihuni me hapësirën më të avancuar të trajnimit dhe simulimit të kërcënimeve digjitale! Ky laborator është krijuar për të fuqizuar ekspertët e sigurisë kibernetike, duke ofruar trajnim intensiv në mbrojtjen e infrastrukturave kritike dhe përballjen me sfidat globale të teknologjisë. 🚀

Nga skenarë realë te teknologji inovative si "Cyber Escape Room" dhe simulimet midis ekipeve "Red Team" dhe "Blue Team", ky laborator vendos standarde të reja për reagimin ndaj incidenteve. 🔒

Një hap revolucionar nga AKSK për forcimin e sigurisë kibernetike në Shqipëri dhe më gjerë! 🌍

Mëso më shumë: https://aksk.gov.al/laboratori-aksk/

#AKSK #SiguriaKibernetike

Posted by Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike on Thursday, December 26, 2024

Lexo më shumë nga

Forcohen valutat në raport me lekun

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u forcua me 0,77 lekë dhe këmbehet me 95,87 lekë, ndërsa…

Global 360

Trump bisedon me Putinin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Presidenti amerikan, Donald Trump tha se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin për t’i dhënë fund…

Diplovista

Rama për “La Razón”: Trump mund të jetë një bekim për Evropën, mund ta zgjojë dhe ta bëjë fuqi të madhe

“Trump mund të jetë një bekim për Evropën pasi mund ta zgjojë dhe ta bëjë një fuqi të madhe”, tha…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Shkrimtarët…

Shkrimtarët duhet ta kapërcejnë sa më parë harkun kulturor lokal, për ta bërë letërsinë e tyre emancipuese, universale

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Forcohen valutat në raport me lekun

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u forcua me 0,77 lekë dhe këmbehet me 95,87 lekë, ndërsa…