Rama: Nxisim paqen duke bashkëpunuar përmes dialogut me këdo në rajon

Kryeministri Edi Rama, në darkën tradicionale të fundvitit me trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri, shprehu bindjen se “fati i rajonit të Ballkanit Perëndimor në këto kohë është në duart tona, si kurrë më parë”.


Kryeministri Edi Rama, në darkën tradicionale të fundvitit me trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri, shprehu bindjen se “fati i rajonit të Ballkanit Perëndimor në këto kohë është në duart tona, si kurrë më parë”.

Kryeministri siguroi se “Shqipëria do të vazhdojë të punojë pa u lodhur për integrimin duke nxitur paqen dhe duke bashkëpunuar përmes dialogut me këdo”.

“Duhet të jemi shumë të vetëdijshëm se mundësitë e sotme nuk janë të mirëqena dhe duhet të punojmë të gjithë së bashku që ato të mos zhduken, por të marrim maksimumin prej tyre”, u shpreh ai.

Rama tha se “ky është momenti ynë dhe është përgjegjësia jonë për të mos ta shkatërruar, por për të ndërtuar mbi të duke shfrytëzuar çdo hapësirë”.

“Po, sigurisht, nuk biem dakord për çdo gjë dhe kjo është normale. Madje, e kundërta e kësaj mund të ishte shqetësuese për një rajon, ku jo shumë kohë më parë as nuk uleshim bashkë jo që prej vitesh, po do guxoja të thoja prej dekadash. Ky është momenti ynë dhe është përgjegjësia jonë për të mos ta shkatërruar, por për të ndërtuar mbi të duke shfrytëzuar çdo hapësirë dhe çdo mundësi për ta shtrirë tregun tonë më larg dhe për t’i sjellë qytetarët tanë më afër. Shqipëria do të vazhdojë të punojë pa u lodhur për integrimin duke nxitur paqen dhe duke bashkëpunuar përmes dialogut me këdo”, shtoi ai.

Kryeministri citoi kardinalin Risheljë duke theksuar se “diplomacia është një shkencë që nuk resht kurrë së qeni art”.

“Si artist, do thosha se kufiri midis artit të madh e atij mediokër përcaktohet nga dallime të vogla, shpesh shumë të holla. Nga fjalët e kardinalit, theksoj nevojën për të vepruar me madhështi kur bëhet fjalë për detajet e vogla, që, në fund të fundit, mund të përbëjnë dallimin e madh midis së mirës, së keqes dhe të shëmtuarës në marrëdhëniet tona rajonale historikisht të ndërlikuara; mund të na çojnë përpara apo të na kthejnë pas sa hap e mbyll sytë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Me Bordin e Transparencës kemi filluar ta diktojmë çmimin e karburantit

Kryeministri, njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste të Njësisë 2, Tiranë, tha se përmes…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Me Bordin e Transparencës kemi filluar ta diktojmë çmimin e karburantit

Kryeministri, njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste të Njësisë 2, Tiranë, tha se përmes…