Vota e Diasporës, Celibashi: Aplikacioni gati në 1 janar 2025, identifikim i fytyrës dhe asistencë IA

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një intervistë për “faktoje.al”, foli për procesin e votimit nga jashtë.


Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një intervistë për “faktoje.al”, foli për procesin e votimit nga jashtë, kostot e financimit dhe mënyrën e votimit për të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve të vendit.

Celibashi tha se procesi i votimit, nis me krijimin e një profili si votues nga jashtë, ku përveç të dhënave, kusht është edhe ngarkimi i një fotoje të personit që ka shprehur dëshirën për votuar në zgjedhjet e 11 majit 2025.

“Si fillim, do të ngarkohet një dokument identifikimi, i cili duhet të jetë i vlefshëm që të mundësojë votimin. Pasaporta për jashtë shtetit ose letër njoftimi të jenë të vlefshme deri në datën kur janë caktuar zgjedhjet. Kur krijohet profili si votues nga jashtë, personi duhet të shfaqet me pamjen e vet nëpërmjet këtij sistemi, i cili nuk pranon regjistrimin nëse pamja juaj nuk përputhet me atë të fotos në dokumentet e identifikimit. Duhet të paraqitet personi vetë dhe jo të dërgojë njeri tjetër, pra nëpërmjet “face recognition” ti krijon edhe llogarinë tënde, por edhe aplikon për t’u regjistruar në listën e zgjedhësve. Gjithë sistemi që ne përdorim është një sistem që aplikohet në aplikacione të tjera, si banka, e sisteme të tjera dhe ky është përshtatur për regjistrimin e votuesve nga jashtë. Duhet të jetë gati maksimalisht në datën 1 janar 2025”, u shpreh ai.

Kryekomisoneri tha se përveç pjesës së sigurisë, ky aplikacion parashikon edhe lehtësinë e procesit të votimit. “Të gjitha kategoritë e votuesve mendojmë që nuk do të kenë probleme në përdorimin e këtij aplikacioni. Do të vendosim në dispozicion të votuesve edhe një sistem sqarimi dhe ndihmës, ndërsa po shikojmë mundësinë e ndërtimit të një sistemi nëpërmjet Inteligjencës Artificiale për mbështetjen e votuesve”.

Sa i takon kostove të këtyre zgjedhjeve, si për votën e Diasporës, por edhe votimin brenda vendit, Celibashi tha se : “Votimi nga jashtë rrit kostot e këtij procesi, duke llogaritur si kosto vetëm ato që lidhen me dërgimin me fletën e votimit, edhe koston e kthimit, në varësi të numrit të votuesve. Ne kemi llogaritur që për 800 mijë votues kosto në dërgim është rreth 40 milionë euro, për kthimin edhe 40 milionë të tjera. Aplikacioni kushton rreth 2-2.4 milionë euro për platformën e regjistrimit dhe përgatitjen e listës së zgjedhësve për votimin nga jashtë. Pjesa e votimit nga brenda është llogaritur nga 18-20 milionë euro”.

Celibashi saktësoj se sot llogaritet kosto vetëm e dërgimi të fletës, pasi ende ska një vendim përfundimtar nëse kthimi i fletës do të jetë kosto e votuesit apo do ta mbarti shteti.

Burimi ATSH

Esposito: Draftkodi i ri Procedurës Penale vendos në ekuilibër paketën e reformave me standardet europiane

Gianluca Esposito, drejtor i Përgjithshëm për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e Ligjit në Këshillin e Europës.

Global 360

Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Një ambasador i ri amerikan për një partneritet në ndryshim?

Eric Wendt dorëzon kredencialet në Tiranë, ndërsa Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara hyjnë në një fazë të re të partneritetit…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Esposito: Draftkodi i ri Procedurës Penale vendos në ekuilibër paketën e reformave me standardet europiane

Gianluca Esposito, drejtor i Përgjithshëm për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e Ligjit në Këshillin e Europës.