Rama: Investime masive në laboratorë digjitalë, terrene sportive dhe biblioteka

Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e përurimit të Teatrit të Ri të Kukullave e vuri theksin edhe tek investimet e ndryshme që po kryhen në shkolla, si laboratorët digjitalë, terrenet sportive dhe bibliotekat.


Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e përurimit të Teatrit të Ri të Kukullave e vuri theksin edhe tek investimet e ndryshme që po kryhen në shkolla, si laboratorët digjitalë, terrenet sportive dhe bibliotekat.

Në fjalën e tij, Rama tha se “kemi bërë investime masive në terrene sportive, për të pasur palestrat në shkolla, sot nuk kemi shkolla që hyjnë në procese ndërtimi apo rindërtimi duke pasur si kusht ndërtimin e palestrës”.

“Për këtë arsye kemi investuar masivisht në laboratorët e rinj të dijes digjitale dhe do pajisim të gjithë shkollat me laboratorë digjitale. 100 janë në funksion për këtë arsye po ashtu kemi bërë çmos që edhe bibliotekat e zhdukura faktikisht të rikthehen në hapësirat e shkollave”, theksoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “jam shumë i vetëdijshëm sado të numëroj unë nga këto janë shumë pak në krahasim sa do të duhet t’i jepte mbrapsht fëmijëve, zhvillimi i të gjithë infrastrukturës dhe zhvillimi i ekonomisë”.

“Falënderoj të gjithë ata që kanë punuar ata që kanë punuar këtu nga arkitektët tek inxhinierët, punonjësit sepse kjo nuk është një godinë e thjeshtë dhe e kemi mësuar tanimë kur bëhet fjala për të rindërtuar dhe duke rindërtuar dhe nxjerrë në pah vlera të trashëgimisë procesi është shumë kompleks sesa ndërtimi i një godine të re. Besoj se të gjithë ata që kanë punuar këtu përditë në një kohë relativisht të shkurtër meritojnë gjithë mirënjohjen dhe duartrokitjet që ju i dhatë”, nënvizoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “dua të falënderoj të gjithë fëmijët për durimin dhe t’u kërkoj ndjesë sot kanë ardhur në teatrin e kukullave dhe nuk kanë ardhur të shohin ën skenë kukulla si puna ime, por mbase po të më konsideroni një kukull mund të ndjehem unë pak më mirë sepse përndryshe do ndjehesha shumë keq. Këtu ka qenë parlamenti shqiptar dikur unë uroj të rriteni duke parë sa më pak parlamentin shqiptar deri kur të mos keni mundësi më ta evitoni, por për sa kohë keni mundësi ta evitoni, shumë nga ju fëmijë të na konsideroni kukulla dhe të silleni me ne si me kukullat. Por, ndryshe nga kukullat tuaja që ju i merrni afër i përkëdhelni ne na konsideroni si ato kukullat që është mirë të mbahen larg, që futen në skenë për të krijuar një atmosferë shqetësimi deri kur drita pastaj vjen dhe muzika fillon prape dhe ato ikin nga skena”.

Rama u shpreh se “aktorëve, punonjësve të teatrit u uroj shëndet pasion energji sepse kanë një punë të veçantë sepse kanë në dorë për pak orë të kujdesen për fëmijët e qytetit dhe është një rrugë e sigurt për të pasur një vend në parajsë nëse kur i nxirrni tek dera fëmijët për t’i çuar në shtëpi ata janë më të gëzuar se kur hynë brenda. Nëse fëmijët do dalin më të mërzitur do të jeni të sigurt që vendin e keni në ferr”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Falë ndërhyrjes së shpejtë u mbrojt Parku Arkeologjik i Bylisit nga zjarri

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, shprehu mirënjohje për të gjitha strukturat shtetërore dhe emergjencat civile që u…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasadori Dredha në ceremoninë zyrtare të themelimit të shoqatës “Alba Health” në Zyrih

Ambasadori i Shqipërisë në Zvicër, Ermal Dredha , mori pjesë në ceremoninë zyrtare të themelimit të shoqatës "Alba Health" në…