Fluks vizitorësh në Nëntorin e Festave, rreth 10 mijë në Muzeun e Krujës

Muzeu ka mahnitur shumë vizitorë nga vende të ndryshme përgjatë viteve. Ai është kthyer në një pikë turistike fantastike.


Një fluks i lartë vizitorësh është shënuar gjatë muajit nëntor, në kuadër edhe të festave të 28 dhe 29 Nëntorit, në Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë.

Drejtori i Muzeut Historik dhe Etnografik Krujë, Mehdi Hafizi, tha sot për ATSH-në se “nga 1 nëntori deri më sot, rreth 10 mijë vizitorë e kanë vizituar muzeun”.

“Pjesa më e madhe e vizitorëve që kanë ardhur në muze gjatë muajit nëntor kanë qenë nxënës shkollash nga të gjitha trevat shqiptare, të cilët kanë mësuar më shumë rreth historisë së popullit shqiptar dhe në veçanti të heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu”, tha Hafizi.

Ndërkohë që qendra muzeore e Krujës ka shënuar gjithashtu fluks të lartë vizitorësh gjatë muajve janar-tetor. Në këtë periudhë rreth 160 000 vendas e të huaj vizituan Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Muzeu Etnografik dhe Pazarin karakteristik të Krujës.

Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastriot Skënderbeu” është një nga muzetë më të vizituar në Shqipëri. Vendosur në brendësi të rrënojave të kalasë shekullore të Krujës, muzeu u hap më 1982.

Ndërtesa është e konceptuar si një fortesë e një kështjelle mesjetare shqiptare me një fokus kryesor në dokumentimin e jetës dhe veprës së Gjergj Kastriot Skënderbeut, heroit kombëtar të vendit. Muzeu ka mahnitur shumë vizitorë nga vende të ndryshme përgjatë viteve. Ai është kthyer në një pikë turistike fantastike.

(ATSH)

Esposito: Draftkodi i ri Procedurës Penale vendos në ekuilibër paketën e reformave me standardet europiane

Gianluca Esposito, drejtor i Përgjithshëm për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e Ligjit në Këshillin e Europës.

Global 360

Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Një ambasador i ri amerikan për një partneritet në ndryshim?

Eric Wendt dorëzon kredencialet në Tiranë, ndërsa Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara hyjnë në një fazë të re të partneritetit…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Esposito: Draftkodi i ri Procedurës Penale vendos në ekuilibër paketën e reformave me standardet europiane

Gianluca Esposito, drejtor i Përgjithshëm për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e Ligjit në Këshillin e Europës.