Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e diasporës për një fitore në zgjedhjet e ardhshme të pranverës, jo thjesht e vetëm si një fitore e radhës, por një triumf të shtetit dhe drejtësisë për Shqipërinë.


Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e diasporës për një fitore në zgjedhjet e ardhshme të pranverës, jo thjesht e vetëm si një fitore e radhës, por një triumf të shtetit dhe drejtësisë për Shqipërinë.

Kryeministri Rama u ndal edhe te drejtësia, duke e cilësuar atë përpara Reformës në Drejtësi si një mall që shitej e blihej.

“Po drejtësia dje çfarë ishte? Ishte pazar! Çfarë ishte e drejta? Mall, shite, blije. Po pandëshkueshmëria e atyre me kostum apo me pistoletë, çfarë ishte dje? Ishte një shpullë në sytë e të gjithë njerëzve të zakonshëm. Sot ai realitet është i përmbysur. Sot Shqipëria pa dinjitet ndërkombëtar dhe pa respekt për drejtësinë dhe barazinë para ligjit i përket historisë. Sot shtetbërja europiane e Shqipërisë hap pas hapi ka sjellë dhe ftesën e Bashkimit Europian për t’u ulur në tryezë për të negociuar dhe për të mbyllur anëtarësimin tonë në atë familje.

Në vetëm një dekadë ne e kemi rritur mbi dy herë e gjysmë prodhimin e përgjithshëm kombëtar. Është rritja më e lartë në të gjithë rajonin. Kemi trefishuar pagën minimale dhe po ashtu pagën mesatare në sektorin publik. Nga 370 euro që e gjetëm, e kemi çuar në 900 euro. Kemi rritur angazhimin në punë të forcave të punës, nga më pak se 50%, në afro 70%. Jemi të parët në rajon edhe për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë. E kishim 3324 euro, sot e kemi 10383 euro. Edhe pagat reale në sektorin privat janë rritur dhe janë plotësisht konkurruese me rajonin, sidomos në turizëm dhe në ndërtim, janë tërësisht të ngjashme me Greqinë dhe shumë afër Italisë”, theksoi ai.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama: Ukraina është gabim për Kosovën, por e drejta e saj për të qenë e lirë mbetet e padiskutueshme

Kryeministri Edi Rama komentoi sot reagimet që solli në Tiranë e Prishtinë deklarata e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky nga…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Ukraina është gabim për Kosovën, por e drejta e saj për të qenë e lirë mbetet e padiskutueshme

Kryeministri Edi Rama komentoi sot reagimet që solli në Tiranë e Prishtinë deklarata e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky nga…