Rama, apel emigrantëve: Investoni në Shqipëri, “Paketa e Maleve” zero taksa për 10 vjet

Kryeministri Edi Rama iu bëri thirrje shqiptarëve në Britaninë e Madhe të investojnë në Shqipëri në tokat dhe shtëpitë të lëna nga të parët e tyre.


Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje shqiptarëve në Britaninë e Madhe të investojnë në Shqipëri në tokat dhe shtëpitë të lëna nga të parët e tyre.

Në fjalën e mbajtur në takimin me shqiptarët në Londër, Rama theksoi se “i them shqiptarëve që punojnë jashtë sot në turizëm apo ndërtim, por edhe atyre që punojnë në tokat e të tjerëve, ejani në Shqipëri, jo vetëm që të merrni të ardhura ku e ku më të mira se ato që jepeshin kur ju ikët, po ku të paguani më pak taksa”.

“Çdo shqiptari të Britanisë së Madhe që e ka lënë pas një shtëpi të vjetër apo një truall në fshat, i them sot me plot gojën: Investo tek ajo shtëpi, tek ai truall, kursimet e tua; të ardhurat që do marrësh nga ai truall, mund të vazhdosh të rrish këtu, do të jenë më shumë të larta nga pagat që do të mbeten në fund të muajit nga dy punë këtu”, theksoi Rama.

Kryeministri Rama tha se “nga Britania e Madhe është kthyer në tokën e të parëve në Malësinë e Madhe Gëzim Kolaj, i cili sot mikpret në hotelin e tij në Bogë dhe restorantin tek “Buni i Bajraktarit” turistë nga e gjithë bota, dimër e verë. Pyeteni, si i del më mirë llogaria”.

“Ashtu sikundër ju kam thënë më parë, mbase keni dëgjuar, ne jemi në fazën e konsultimit publik për të lancuar “Paketën e Maleve” që do t’i japë mundësi çdokujt që e ka një truall, një shtëpi në malet e Shqipërisë, që të mund të investojë pa pasur vështirësi e mungesë të tapisë dhe letrave të tokës, me një procedurë shumë të thjeshtë e pa taksa, asnjë taksë për 10 vjet, në mënyrë që të ndërtojë ekonomi të re të shtuar për veten dhe të rrisë ekonominë e zonës nga ku vjen, duke i hapur dyert e mikpritjes, përmes një agroturizmi apo duke investuar në çfarëdolloj linje prodhimi bujqësor”, tha Rama

Lexo më shumë nga

Hoxha uron presidenten e re të Kosovës: Dëshmi e pjekurisë së institucioneve demokratike

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha uroi sot Presidenten e sapozgjedhur të Kosovës, Justina Shiroka-Pula.

Global 360

Kosova me presidente të re/ Kuvendi zgjedh Justina Shiroka Pulën

Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e re e Republikës së Kosovës, duke marrë 81 vota në Kuvend dhe duke i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha uron presidenten e re të Kosovës: Dëshmi e pjekurisë së institucioneve demokratike

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha uroi sot Presidenten e sapozgjedhur të Kosovës, Justina Shiroka-Pula.