Rama: 150 euro bonus për pensionet deri në 20 mijë lekë, 100 euro për të tjerët

Kryeministri Edi Rama tha sot në fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë, se në ditët në vijim, qeveria do çlirojë një fond prej 100 milionë eurosh për bonusin e fundvitit.


Kryeministri Edi Rama tha sot në fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë, se në ditët në vijim, qeveria do çlirojë një fond prej 100 milionë eurosh për bonusin e fundvitit.

Rama nisi paraqitjen e projektbuxhetit 2025 në Kuvend duke njoftuar të gjithë pensionistët për lajmin e mirë se në ditët në vijim, qeveria do të çlirojë një fond prej 100 milionë euro për pensionistët për bonusin e tyre të fundvitit.

“Ky bonus do të ndahet në dy shkallë: Të gjithë pensionistët që kanë një pension deri në 20 mijë lekë ose 200 euro do të marrin trefishin e bonusit të deridjeshëm, një bonus i ri prej 150 euro. Ndërsa, pensionistët që kanë një pension më të madh se 20 mijë lekë do të marrin dyfishin e bonusit të viteve të mëparshme, përmes një bonusi në masën 100 euro”, tha Rama.

“Ky dallim mes të parëve dhe të dytëve nuk bëhet për t’u dhënë më pak atyre që kanë pension më të lartë, por për t’u dhënë më shumë atyre që kanë pension më të ulët”, tha Kryeministri Rama.

“Bonusi i trefishtë do të përfitohet këtë fundvit nga më shumë se gjysmë milioni pensionistë. Saktësisht, 511 mijë, ku përveç 400 mijë e 500 gjysheve e gjyshërve, përfshihen edhe 65 mijë e 800 invalidë pune dhe 44 mijë e 600 përfitues pensionesh si nëna kryefamiljare apo fëmijë jetimë. Ndërsa, rreth 210 mijë pensionistë të tjerë do të përfitojnë nga bonusi i dyfishtë”, theksoi Kryeministri Rama.

Qeveria zhvilloi diskutim të hapur për pensionet në rrugën e Shqipërisë 2030, si angazhim të saj për të ndarë me pensionistët në të gjithë vendin, vizionin e duhur dhe mundësinë e përfshirjes së tyre në hapësirën e rritjes ekonomike të vendit.

Kryeministri Rama në takimet me pensionistët deklaroi se po shikohet një plan rritjeje graduale e pensioneve, duke subvencionuar nga njëra anë qeveria një pjesë, dhe nga ana tjetër duke rritur kontributet në skemë, përmes ulje së informalitetit në punësim dhe deklarimin real të pagave.

Njëkohësisht qeveria ka deklaruar se po përpiqet të kalkulojë pjesëmarrjen e pensionistëve në përqindjen e rritjes ekonomike, duke çuar në skemën e sigurimeve shoqërore të ardhurat që realizohen nga rritja ekonomike mbi planifikimin e qeverisë çdo fillim vit.

Burimi: ATSH

Lexo më shumë nga

Reforma në drejtësi, Rama: Nuk ka kthim pas, sot sistemi po e lufton korrupsionin

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se “korrupsioni vazhdon të jetë një hije e rrezikshme përgjatë rrugës sonë, por ndryshimi historik…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Reforma në drejtësi, Rama: Nuk ka kthim pas, sot sistemi po e lufton korrupsionin

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se “korrupsioni vazhdon të jetë një hije e rrezikshme përgjatë rrugës sonë, por ndryshimi historik…