“Ora që s’ndalet kurrë”, argjendari Pirro Ruço i tregon sekretet Kryeministrit Rama

Pirro Ruço dhe vajza e tij Alba Ruço ishin të ftuarit e kryeministrit Edi Rama në Podkastin “Flasim”.


Rrugëtimi i një “marke” shqiptare siç mund të konsiderohet Argjendari “Pirro”, nga sfidat e mbijetetës së regjimit komunist drejt suksesit dhe kompeticioneve ndërkombëtare ishte historia e radhës e podkastit “Flasim”.

Pirro Ruço dhe vajza e tij Alba Ruço ishin të ftuarit e radhës të kryeministrit Edi Rama në episodin 9, të sezoni 3 të Podkastit “Flasim”, i emërtuar “Ora që s’ndalet kurrë”, pikërisht për të ilustruar këtë rrugëtim.

Rama tha se e ka ndjekur me interes pikërisht sepse është shumë i dhënë pas krijimit të produkteve dhe e ndjek si një atelie arti, jo si një dyqan.

Dhe është pikërisht e tillë, pasi falë punimit të Argjendari “Pirros”, Shqipëria është pranuar në garën e Çmimit të Madh të Orëve 2024 në Gjenevë, Zvicër, ose ndryshe “Oskari” botëror i orëkrijuesve.

Por rrëfimi i Pirros nis nga fillesat e këtij rrugëtimi, në Kuçovë, kur i rritur në një familje të persektutuar u përball fillimisht me vështirësitë për të ndjekur arsimin e lartë.

Ai tregoi jetën e tij, ulje-ngritjet e së cilës pasqyrojnë ato të Shqipërisë, e cila në 30 vjet kaloi nga diktatura e Enver Hoxhës në orët luksoze.

“Pas 3 vitesh shkëputje arrita të ndjek arsimin e lartë për inxhinieri. Arrita të projektoj një makineri në shtëpi që ishte një ngjarje e jashtëzakonshme. Falë faktit që Kuçova kishte përreth uzinën e aviacionit që sot është bazë e NATO-s, kishte edhe industrinë mekanike dhe fabrikën e Poliçanit afër ku vendosa ta fus në prodhim. Vendosa ta projektoj një makineri shumë precize dhe e çova për prodhim. Modelova një portret të Enver Hoxhës dhe e gdhenda në një stamp në çelik. Ishte një nga historitë më të bukura ku fillon pjesa e mekanizmit të historisë ‘Pirro’, vula e parë që unë vendosa”, tregon Pirro.

Këto medalje të dhëna për të përshëndetur vlerat morale të mbështetësve më besnikë të regjimit ishin të rëndësishme për diktaturën.

Për të ardhur te kryevepra e mahnitshme e Argjendari “Pirros”, ora me motive shqiptare, që përfaqësoi Shqipërinë në Gjenevë.

Një orë me një fushë prej 1500 pllakëzash mikroskopike në gur të kuq nga Murano, mbi të cilën janë vendosur 12 valltarë shqiptarë nga 0.9 mm, punuar me dorë në ar të verdhë 18 karatësh.

“Tek ai tik-taku i orës unë ndiej rrahje zemrash. Ora është pritur si një gjë e jashtëzakonshme, gati mahnitëse dhe në fund fare i është vënë vula si vepër arti. Kjo e vulosur nga gazetaria më e famshme tani e orave në Zvicër. Koha 5-vjeçare që mori kjo orë për t’u krijuar ishte një sfidë me veten, duke pasur parasysh edhe identitetin tonë të trashëgimisë kulturore”, u shpreh Pirro.

Lexo më shumë nga

Creative Europe Desk sesioni informues mbi thirrjen “Culture Moves Europe” në Europe House

Creative Europe Desk Albania zhvilloi në ambientet e Europe House një sesion të dedikuar informues mbi thirrjen Culture Moves Europe,…

Global 360

Kurti: Paradoksi i zgjerimit të BE, aplikimi i Kosovës mbetet i bllokuar për tre vjet

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në Samitin e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian,…

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Creative Europe Desk sesioni informues mbi thirrjen “Culture Moves Europe” në Europe House

Creative Europe Desk Albania zhvilloi në ambientet e Europe House një sesion të dedikuar informues mbi thirrjen Culture Moves Europe,…