“Ditë e Hapur” në MEPJ për procesin e vizave për turizëm, dialog me grupet e interesit

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi sot aktivitetin “Dita e Hapur” mbi procesin e aplikimit për vizë, me pjesëmarrjen e mbi 50 agjencive turistike, agjencive të punësimit, përfaqësuesve të institucioneve dhe grupeve të interesit të lidhura me procesin e aplikimeve për vizë.


Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi sot aktivitetin “Dita e Hapur” mbi procesin e aplikimit për vizë, me pjesëmarrjen e mbi 50 agjencive turistike, agjencive të punësimit, përfaqësuesve të institucioneve dhe grupeve të interesit të lidhura me procesin e aplikimeve për vizë.

Takimi u drejtua nga zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Vilma Premti, së bashku me zëvendësministren e Punëve të Brendshme, Anisa Ruseti, dhe drejtorin e Përgjithshëm të AKPA-së, Klevis Hysa.

Gjatë aktivitetit u vu theksi te transparenca, bashkëpunimi institucional dhe dëgjimi aktiv i grupeve të interesit, me synimin për përmirësimin e politikave dhe shërbimeve që lidhen me procesin e vizave.

Në fjalën e saj, zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Vilma Premti, theksoi se kjo është pika e nisjes së një dialogu të hapur, transparent dhe të vazhdueshëm me partnerët, duke shprehur angazhimin që “Dita e Hapur” të shndërrohet në një praktikë të konsoliduar dhe një urë të qëndrueshme komunikimi ndërmjet institucioneve dhe grupeve të interesit.

“Ky aktivitet është pjesë e angazhimeve institucionale, por njëkohësisht lidhet edhe me një prioritet më të gjerë të Qeverisë Shqiptare: ta bëjmë Shqipërinë një destinacion gjithnjë e më tërheqës, të sigurt për turizmin, investimet dhe punësimin, duke ofruar shërbime publike moderne, transparente dhe tërësisht digjitale”, tha ajo.

“Zhvillimi i turizmit gjatë gjithë vitit dhe mbështetja e bizneseve që krijojnë vende pune janë pjesë e këtij vizioni dhe kur institucionet dëgjojnë dhe bashkëpunojnë, ndërtohen zgjidhje më të mira për qytetarët, biznesin dhe zhvillimin e vendit”, theksoi Premti.

Burimi ATSH

Spahiu me studentët e “Marin Barletit”: Suksesi matet edhe me gjurmën që lini

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, mori pjesë në ceremoninë me studentët e Universitetit “Marin Barleti”, në një…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Spahiu me studentët e “Marin Barletit”: Suksesi matet edhe me gjurmën që lini

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, mori pjesë në ceremoninë me studentët e Universitetit “Marin Barleti”, në një…