Kumbaro: Nga shtatori, kurrikula të përditësuara për klasat I, VI dhe X

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro deklaroi sot se nga ky shtator, viti i ri shkollor nis me kurrikula të përditësuara për klasat I, VI dhe X.


Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro deklaroi sot se nga ky shtator, viti i ri shkollor nis me kurrikula të përditësuara për klasat I, VI dhe X.

Kumbaro e cilësoi këtë si një një hap të rëndësishëm në transformimin e arsimit parauniversitar dhe në përgatitjen e nxënësve për sfidat e një bote që ndryshon me ritme të shpejta, teksa ky proces shoqërohet me mësues të trajnuar dhe të mbështetur profesionalisht, falë punës së përbashkët të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar me 9 universitetet partnere.

Në seminarin “Përditësimet në kurrikulë dhe sfidat e zbatimit”, organizuar nga ASCAP, Kumbaro tha se u ndanë përvoja dhe praktika të mira me partnerët e nëntë universiteteve, me të cilët janë trajnuar mbi 12 mijë mësues në fazën e parë të Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve 2026–2028.

“Kurrikulat e reja sjellin një qasje më bashkëkohore dhe më të integruar, duke përfshirë tema si edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm, qytetaria globale, edukimi mediatik dhe digjital, inteligjenca artificiale, mirëqenia sociale dhe emocionale, edukimi financiar, sipërmarrja dhe orientimi për karrierë”, tha ajo.

Kumbaro shtoi se “synimi ynë është që çdo nxënës të fitojë jo vetëm njohuri, por edhe kompetencat që i nevojiten për të menduar në mënyrë kritike, për të bashkëpunuar, për të krijuar dhe për të qenë qytetar aktiv, ndërsa vijojmë punën për rishikimin e kurrikulave për klasat II, VII dhe XI për vitin e ardhshëm”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Zgjerimi i BE-së, Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në edicionin e 12-të të “Tirana Connectivity Forum”, një…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Zgjerimi i BE-së, Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në edicionin e 12-të të “Tirana Connectivity Forum”, një…