Rama me shqiptarët e Amerikës: Objektiv strategjik, anëtarësimi në BE brenda kësaj dekade

Me ftesë të aktivistit të njohur shqiptar dhe kreut të Këshillit Kombëtar të Diasporës, Mark Gjonaj, kryeministri Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim në New York me përfaqësuesit e 100 shoqatave të shqiptarëve të Amerikës.

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se objektiv strategjik është anëtarësimi në Bashkimin Europian brenda kësaj dekade.

Me ftesë të aktivistit të njohur shqiptar dhe kreut të Këshillit Kombëtar të Diasporës, Mark Gjonaj, kryeministri Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim në New York me përfaqësuesit e 100 shoqatave të shqiptarëve të Amerikës.

Rama u ndal te procesi i integrimit europian, ndërsa theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Europian do të ishte një arritje historike.

“Kjo do të ishte një arritje historike dhe një kapërcim i jashtëzakonshëm historik, sepse përfundimisht do të linim të shkuarën mbrapa dhe do të rreshtoheshim si të barabartë me të gjithë ato vende që deri dje i kemi parë nga larg edhe pastaj e kemi arritur individualisht, por gjithmonë kemi parë nga poshtë – lartë kur vjen fjala për raportin shtetëror”, theksoi ai.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Reforma në drejtësi, Rama: Nuk ka kthim pas, sot sistemi po e lufton korrupsionin

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se “korrupsioni vazhdon të jetë një hije e rrezikshme përgjatë rrugës sonë, por ndryshimi historik…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia