Mandati i Xhaçkës, Peleshi: Presim vendimin e Komisionit të Venecias, do ta zbatojmë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Pelelshi deklaroi sot për mediet pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste


Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Pelelshi deklaroi sot për mediet pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, lidhur me mandatin e Olta Xhaçkës se “ne do të bëjmë çfarë do të na këshillojë Komisoni i Venecias, pavarësisht se mendimet e Komisionit të Venecias nuk janë detyruese, por ne do t’i zbatojmë”.

I pyetur nga gazetarët lidhur me qëndrimin e deputetëve të PS-së në seancën e 13 shtatorit për mandatin e Xhaçkës, Peleshi tha se “nga njëra anë kemi të drejtën e deputetit të votojë siç e mendon ai dhe nga ana tjetër kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese që është për t’u zbatuar”, tha Peleshi.

Peleshi u shpreh se “sa i përket vendimmarrjes politike të grupit parlamentar, ne e bëmë pjesën që na takonte e çuam menjëherë nga Këshilli i Legjislacionit në seancë. Kjo ishte pjesa politike e jona”.

Pyetjes se është një nga deputetët që ka abstenuar, Peleshi iu përgjigj se “po kam votuar abstenim sepse unë bëj pjesë në atë grup deputetësh, të cilët janë të paqartë për prevalencën, pra kush prevalon vullneti i lirë i çdo deputeti apo vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Meqenëse kemi këtë lloj konkurrence të së drejtave ne i jemi drejtuar Komisionit të Venecias”, sqaroi Peleshi.

Peleshi theksoi gjithashtu se “pas insistimit të Gjykatës Kushtetuese e cila disponoi me një vendim të dytë edhe shumë eksplicit patjetër u krijua kjo paqartësi, nga njëra anë vendimi insistues i Gjykatës Kushtetuese dhe nga ana tjetër mungesa e mekanizmit për të detyruar çdo deputet të ngrejë dorën siç e mendon vetë”.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Demo: Projektet e bashkive, mundësi financimi mbi 30 milionë euro nga programi IPA

Ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo e cilësoi sfidë fleksibilitetin dhe përgatitjen e bashkive për të përfituar nga fondet e…

Global 360

Osmani viziton Emiratet e Bashkuara Arabe, do të marrë pjesë në Samitin Botëror të Qeverisjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nisi sot një vizitë pune në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku do të marrë pjesë…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Demo: Projektet e bashkive, mundësi financimi mbi 30 milionë euro nga programi IPA

Ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo e cilësoi sfidë fleksibilitetin dhe përgatitjen e bashkive për të përfituar nga fondet e…