Peng Liyuan dhe bashkëshortja e presidentit hungarez vizitojnë Pallatin Budavari

Bashkëshortja e presidentit kinez Xi Jinping, Peng Liyuan, u ftua të vizitojë Pallatin Budavari në Budapest me bashkëshorten e presidentit të Hungarisë, Anita Herczegh

Në mëngjesin e së enjtes sipas orës vendore, bashkëshortja e presidentit kinez Xi Jinping, Peng Liyuan, u ftua të vizitojë Pallatin Budavari në Budapest me bashkëshorten e presidentit të Hungarisë, Anita Herczegh. Të dy zonjat e para gjithashtu zhvilluan një bisedë duke pirë çaj.

Gjatë vizitës, zonja Herczegh e shoqëroi zonjën Peng për të parë porcelanin e famshëm hungarez Herend dhe artin e qëndisjes tradicionale hungareze. Peng u shpreh se porcelani i mahnitshëm hungarez dhe aftësitë e shquara të qëndisjes i kanë lënë përshtypje të thellë. Ajo theksoi se porcelani dhe qëndisja janë simbole të përbashkëta të qytetërimeve të të dy vendeve dhe shprehu dëshirën që artistët nga të dy vendet të forcojnë shkëmbimet dhe të mësojnë nga njëri-tjetri për të nxitur ndërthurjen e qytetërimeve.

Foto: VCG

Peng Liyuan dhe Anita Herczegh dëgjuan për restaurimin e Sallës së Shën-Stefanit të pallatit. Peng vlerësoi aftësitë e shkëlqyera të restaurimit të ekspertëve hungarezë dhe shprehu dëshirën për të forcuar bashkëpunimin në ruajtjen dhe restaurimin e objekteve kulturore, duke ruajtur më mirë trashëgimitë historike.

Të dy zonjat zhvilluan një bisedim të ngrohtë dhe miqësor duke pirë çaj. Peng Liyuan theksoi se Hungaria është një vend i bukur me njerëz shumë mikpritës. Sipas saj, ka shumë ngjashmëri kulturore mes Kinës e Hungarisë, dhe popujt e të dy vendeve ndiejnë një lidhje të thellë dhe miqësi të fortë mes tyre. Peng shprehu shpresën që miqësia mes Kinës dhe Hungarisë të vazhdojë të trashëgohet dhe të forcohet brez pas brezi.

Burimi: CRI.CN

AZHBR: Mbi 36 mijë pagesa për fermerët nga skema kombëtare 2026

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ka autorizuar mbi 36 mijë pagesa për fermerët përfitues në kuadër të Skemës…

Global 360

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Mbretëria renditet e para mes 194 vendeve dhe territoreve të vlerësuara nga OKB-ja për shërbimet qeveritare online dhe ngjitet në…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Liria e besimit nuk mbrohet vetë

Nga kujtesa e Hafiz Sabri Koçit te përgjegjësia për të ndërtuar institucione

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia