Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të pesë ambasadorëve shqiptarë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi sot lirimin e disa ambasadorëve


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi sot lirimin nga detyra të Riza Podës, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën Popullore të Kinës, rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën Popullore të Bangladeshit, në Republikën Popullore Demokratike të Koresë, në Republikën Socialiste të Vietnamit, në Mongoli dhe në Mbretërinë e Tajlandës, jo rezident.

Presidenti Begaj dekretoi lirimin nga detyra Bardhyl Canajn, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Serbisë, rezident.

Njëherësh, Presidenti Begaj dekretoi lirimin nga detyra Sami Shibën, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën Arabe të Egjiptit, rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën Arabe të Sirisë, në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë, Shtetin e Libisë, Shtetin e Palestinës, Republikën Libaneze dhe në Republikën e Sudanit, jo rezident.

Njëherësh, Vasilika Hysi, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të Tjera Ndërkombëtare në Gjenevë, rezident.

Presidenti Begaj dekretoi lirimin nga detyra edhe të Albana Dautllarit, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës, rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Dukatin e Madh të Luksemburgut, jo rezident.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës dekretoi emërimin e Gazmend Barbullushi në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës, rezident, si dhe Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Dukatin e Madh të Luksemburgut, jo rezident.

Presidenti Begaj dekretoi edhe Albana Dautllari në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian, rezident.

Burimi ATSH

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…

Global 360

Herzog mandaton Gadi Eisenkot për formimin e qeverisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, pritet t’i japë politikanit të opozitës, Gadi Eisenkot, mandatin për formimin e qeverisë së re

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…