
Denar Biba rimandatohet kryetar i Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës
Kuvendi miratoi sot me 73 vota pro dhe 13 kundër rimandatimin e Denar Bibës në krye të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës.

Kuvendi miratoi sot me 73 vota pro dhe 13 kundër rimandatimin e Denar Bibës në krye të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës.
Biba mban këtë post që prej dhjetorit të vitit 2021.
I diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, ai ka përfunduar gjithashtu studimet master në “Studime të Evropës Juglindore” në Universitetin Kombëtar dhe Kapodistrian të Athinës, ndërsa që nga viti 2017 mban gradën shkencore “Dr.” në shkencat juridike.
Gjatë karrierës së tij, Biba ka mbajtur disa detyra të rëndësishme institucionale, përfshirë zëvendëskryetar dhe kryetar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dhe kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik. Ai ka shërbyer gjithashtu në Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë dhe në Ministrinë e Drejtësisë.
Në fushën akademike dhe kërkimore, Biba ka qenë lektor pranë disa universiteteve në Tiranë dhe ekspert pranë Shkollës së Magjistraturës, si dhe ka kontribuar në hartimin e legjislacionit dhe në projekte ndërkombëtare juridike.
Ai ka përfaqësuar institucionet shqiptare në procese të rëndësishme ndërkombëtare, përfshirë bashkëpunimin me Komisionin e Venecias dhe negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian.
Marrë nga ATSH



















