Peleshi: Projekti “EU for Democracy” forcon kapacitetet e Kuvendit

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, zhvilloi një takim me ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, përfaqësuesen e Zyrës Rajonale të Parlamentit Europian në Tiranë, Tatiana Mrazikova, si dhe përfaqësues të ekipit IDEA +7.


Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, zhvilloi një takim me ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, përfaqësuesen e Zyrës Rajonale të Parlamentit Europian në Tiranë, Tatiana Mrazikova, si dhe përfaqësues të ekipit IDEA +7.

Gjatë takimit në ambientet e Kuvendit, u theksua rëndësia e intensifikimit të bashkëpunimit ndërinstitucional mes Kuvendit dhe Parlamentit Europian, si një faktor kyç për përshpejtimin e procesit të integrimit europian të vendit.

Peleshi nënvizoi se rritja e bashkëpunimit me institucionet e Bashkimit Europian dhe përfshirja në programet mbështetëse të BE-së po kontribuojnë drejtpërdrejt në forcimin e rolit të Kuvendit dhe rritjen e standardeve demokratike.

Në këtë kuadër, u prezantua edhe nisja e projektit trevjeçar “EU for Democracy”, i financuar nga Bashkimi Europian dhe i zbatuar nga IDEA +7.

Ky projekt synon të rrisë kapacitetet e administratës së Kuvendit, duke fuqizuar mekanizmat e kontrollit parlamentar dhe duke modernizuar shërbimet parlamentare në përputhje me standardet europiane.

Bashkëbiseduesit vlerësuan se iniciativa të tilla përbëjnë një hap konkret drejt konsolidimit të institucioneve demokratike dhe avancimit të agjendës së integrimit europian të Shqipërisë.

Burimi ATSH

Rama ndan videomesazhin: Jo kushdo që ecën pranë teje është i destinuar të ecë bashkë me ty

Kryeministri Edi Rama ndau sot një video në rrjetet sociale të realizuar me inteligjencë artificiale ku përcillen mesazhe të forta…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama ndan videomesazhin: Jo kushdo që ecën pranë teje është i destinuar të ecë bashkë me ty

Kryeministri Edi Rama ndau sot një video në rrjetet sociale të realizuar me inteligjencë artificiale ku përcillen mesazhe të forta…