Ekspozita “Publik Galeri” në hapësirën e konfiskuar, nga simbol i krimit në qendër arti

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu dhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari morën pjesë në hapjen e ekspozitës “Publik Galeri”, një nismë që synon transformimin e hapësirave të konfiskuara në qendra arti dhe jete komunitare.


Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu dhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari morën pjesë në hapjen e ekspozitës “Publik Galeri”, një nismë që synon transformimin e hapësirave të konfiskuara në qendra arti dhe jete komunitare.

Hapësira ku është ngritur ekspozita, dikur e lidhur me përfitime të paligjshme dhe aktivitet kriminal, është shndërruar sot në një ambient të hapur për publikun, duke u kthyer në një simbol të përdorimit të aseteve të sekuestruara në shërbim të qytetarëve.

Lamallari theksoi se, kjo nismë përfaqëson një qasje të re institucionale, ku lufta kundër kriminalitetit nuk kufizohet vetëm në ndëshkim, por shoqërohet edhe me rikthimin e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme në funksion të interesit publik.

Në ekspozitë kontribuojnë edhe punonjës të Policisë së Shtetit, të cilët, përtej detyrës së tyre zyrtare, prezantojnë punime artistike që reflektojnë kreativitet, ndjeshmëri dhe angazhim qytetar.

Ministri vlerësoi edhe rolin e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara në krijimin e standardeve të reja për menaxhimin e aseteve të konfiskuara dhe në rritjen e besimit të qytetarëve te shteti.

Projekti “Publik Galeri” përfaqëson një shembull konkret të transformimit të pasurive të lidhura me aktivitetin kriminal në hapësira që gjenerojnë vlerë, kulturë dhe zhvillim për komunitetin.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Pas personave të përfshirë në dhunë qëndrojnë krimi i organizuar dhe faktorë të huaj

Kryeministri Edi Rama tha sot se dhuna e shfaqur gjatë protestave synon destabilizimin e vendit dhe devijimin e rrugës së…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula pritet nga kryeministri Magyar

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, u prit në Budapest nga kryeministri hungarez, Péter Magyar.

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Pas personave të përfshirë në dhunë qëndrojnë krimi i organizuar dhe faktorë të huaj

Kryeministri Edi Rama tha sot se dhuna e shfaqur gjatë protestave synon destabilizimin e vendit dhe devijimin e rrugës së…