Duka prezanton projektin e impiantit të stadiumit ‘Air Albania’ për delegacionin moldav

Federata Shqiptare e Futbollit, nën drejtimin e Presidentit Armand Duka, mirëpriti në Tiranë në një vizitë tre-ditore Presidentin e Federatës Moldave, Leonid Oleinicenco, së bashku me një delegacion të gjerë nga federata dhe përfaqësues të institucioneve qeveritare të Moldavisë.

Kjo vizitë zyrtare kishte në fokus shkëmbimin e eksperiencave mbi zhvillimin e infrastrukturës sportive, me theks të veçantë te modeli i ndërtimit dhe menaxhimit të stadiumit kombëtar “Air Albania”. Delegacionit moldav iu prezantua një qasje e integruar ligjore, ekonomike dhe konstruktive, që ka bërë të mundur realizimin e një prej projekteve më të rëndësishme sportive në rajon.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, përfaqësuesit moldavë u njohën nga afër me modelin e bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet FSHF-së, institucioneve shtetërore dhe sektorit privat, duke e konsideruar këtë projekt si një referencë konkrete për zhvillime të ngjashme në Moldavi.

Stadiumi “Air Albania”, i inaguruar në vitin 2019 vijon të tërheqë interes ndërkombëtar si një histori suksesi në fushën e infrastrukturës sportive, duke e pozicionuar Shqipërinë si një shembull pozitiv në rajon dhe më gjerë.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Serbia e humbi Kosovën, lumenjtë ndjekin gjeografinë dhe jo bisedat diplomatike

Kryeministri Edi Rama reagoi ndaj deklaratave të Beogradit në lidhje me devijimin e lumit Ibër

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Serbia e humbi Kosovën, lumenjtë ndjekin gjeografinë dhe jo bisedat diplomatike

Kryeministri Edi Rama reagoi ndaj deklaratave të Beogradit në lidhje me devijimin e lumit Ibër