Shqipëri-Kosovë, intensifikohet bashkëpunimi në arsimin parauniversitar dhe të lartë

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, priti në një vizitë zyrtare në Tiranë Ministrin e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës, Hajrulla Çeku.


Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, priti në një vizitë zyrtare në Tiranë Ministrin e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës, Hajrulla Çeku.

Në takimin bilateral mes dy ministrave, në qendër të diskutimeve ishte forcimi i bashkëpunimit në arsimin parauniversitar dhe atë të lartë.

Ministrja Kumbaro theksoi do të intensifikohet bashkëpunimi në arsimin parauniversitar dhe atë të lartë mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“Ky takim merr vlerë simbolike në një ditë të veçantë të gjuhës sonë, në nisje të Olimpiadës së dytë të përbashkët Shqipëri-Kosovë, e cila nis sot në të gjitha shkollat 9-vjeçare në Shqipëri dhe Kosovë për gjuhën shqipe, identitetin që na bashkon ndër shekuj. Me Ministrinë e Arsimit të Kosovës kemi punuar intensivisht për unifikimin e kurrikulave dhe programeve mësimore, si dhe për botimin e teksteve të përbashkëta për diasporën, tashmë të digjitalizuara, të cilat u vijnë në ndihmë nxënësve shqiptarë kudo në botë”, theksoi Kumbaro.

Nga ana e tij, ministri Çeku e cilësoi bashkëpunimin mes dy ministrive si të jashtëzakonshëm duke nënvizuar arritje të rëndësishme si abetarja e përbashkët, me të cilën mësojnë nxënësit në Kosovë, Shqipëri, në disa komuna të Maqedonisë së Veriut dhe në diasporë.

Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit të Kosovës janë miratuar nivelet I, II dhe III të teksteve për diasporën “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, që përfshijnë grupmoshat e klasave 1–3, 4–6 dhe 7–9. Këto tekste tashmë janë edhe të digjitalizuara, duke e konsoliduar më tej mësimin e gjuhës shqipe në diasporë.

Një tjetër nismë me rëndësi është Olimpiada e përbashkët e Gjuhës Shqipe, e cila nis sot dhe përfshin nxënësit e klasave të nënta nga Shqipëria dhe Kosova. Ajo do të përmbyllet më 23 maj në Prishtinë, ku ministrja Kumbaro do të zhvillojë edhe një vizitë zyrtare.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëria dhe Azerbajxhani: Forcimi i bashkëpunimit në turizëm

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Azerbajxhan, Besart Kadia, zhvilloi një takim me Drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Turizmit të…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria dhe Azerbajxhani: Forcimi i bashkëpunimit në turizëm

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Azerbajxhan, Besart Kadia, zhvilloi një takim me Drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Turizmit të…