“Java e Evropës” nis nga Shkodra, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së

“Java e Evropës 2024” u çel sot në brigjet e liqenit të Shkodrës, në Shirokën piktoreske.


“Java e Evropës 2024” u çel sot në brigjet e liqenit të Shkodrës, në Shirokën piktoreske.

Në aktivitetin e çeljes së javës së Evropës ishin të pranishëm qytetarë të shumtë që në këtë ditë të mbushur me aktivitete festuan gjithëpërfshirjen, diversitetin dhe të drejtat e njeriut.

Ambasadori i bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato përshëndeti këtë event duke u shprehur se është kënaqësi që Java e Evropës po çelet në Shkodër.

“Është vërtetë kënaqësi sepse sot kemi dhe panairin e BE dhe kemi 3 tema kryesore mbi të cilat do të fokusohemi, të cilat janë gjithëpërfshirja, larmishmëria në shoqëri dhe të drejtat e njeriut”, tha Gonzato.

“Janë 3 vlera kryesore të cilat ne dëshirojmë t promovojmë gjatë javës së Evropës në vitin 2024. Roli i delegacionit Evropian është që ne ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE, për t’u bërë shtet anëtar. Por që Shqipëria të bëhet shtet anëtarë do të duhet të ndryshojnë shumë gjëra. Do të duhet që vendi të modernizohet më tej, do të duhet që edhe infrastruktura të ndryshojë, gjithashtu edhe standardet të përmirësohen”, tha më tej Gonzato.

Ndërsa nën/kryetari i bashkisë së Shkodrës, Onid Bejleri në fjalën e tij tha se, “destinacioni, jo vetëm i qytetit tonë, por i komplet Shqipërisë është Evropa, destinacion i cili në këtë rrugëtim është i pamundur të bëhet pa ndihmën e miqve dhe partnerëve tonë evropianë”.

Dita filloi me performanca artistike dhe një panair, me një instalacion video 360 gradë ku të pranishmit mund të krijonin video unike dhe t’i ndanin ato në kohë reale në rrjetet sociale.

Pjesëmarrësit morën pjesë në diskutime dhe shijuan përvoja interaktive gjatë gjithë ditës.

Me daljen e hënës, mbrëmja do të gjallërohet me një DJ set nga Geri Syka, e ndjekur nga shfaqja e filmit “Catwalk” në bashkëpunim me Ambasadën e Suedisë.

Europe Week 2024 në Shkodër

🔴#EuropeWeek2024 LIVE
Ceremonia e hapjes së Javës së Evropës në Shkodër

Posted by European Union in Albania on Saturday, May 4, 2024

Miratohet ngritja e komisioneve të posaçme për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Kuvendi miratoi sot me 105 vota pro dhe 1 kundër ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe asaj…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Miratohet ngritja e komisioneve të posaçme për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Kuvendi miratoi sot me 105 vota pro dhe 1 kundër ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe asaj…