Policia, marrëveshje bashkëpunimi për luftën kundër shfrytëzimit të fëmijëve

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, organizata jofitimprurëse Operation Underground Railroad (OUR) me qendër në SHBA dhe Qendra Psiko-Sociale “Vatra” nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit “Mbi luftimin e shfrytëzimit të fëmijëve dhe trafikimit të qenieve njerëzore”.


Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, organizata jofitimprurëse Operation Underground Railroad (OUR) me qendër në SHBA dhe Qendra Psiko-Sociale “Vatra” nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit “Mbi luftimin e shfrytëzimit të fëmijëve dhe trafikimit të qenieve njerëzore”.

Marrëveshja u firmos nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, drejtuesja për Shqipërinë e OUR, Ann Hurst dhe drejtorja ekzekutive e Qendrës Psiko-Sociale “Vatra”, Brikena Puka.

Me anë të kësaj marrëveshjeje, Policia e Shtetit, OUR dhe “Vatra” bien dakord për të bashkëpunuar në luftën kundër shfrytëzimit të fëmijëve dhe trafikimit të qenieve njerëzore, duke ofruar informacionin e nevojshëm të lejuar ligjërisht për të ndihmuar në shpëtimin e fëmijëve dhe për të identifikuar ata që kanë rënë pre e trafikimit të qenieve njerëzore.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje synon të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër shfrytëzimit të fëmijëve dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, theksoi rëndësinë e nënshkrimit të marrëveshjes dhe vlerësoi bashkëpunimin prej afro 25 vitesh me Qendrën “Vatra”.

“Bashkëpunimi në luftën kundër shfrytëzimit të fëmijëve dhe trafikimit të qenieve njerëzore, duke zbatuar metodat e shkëmbimit të informacionit dhe praktikave më të mira, është në fokus të vazhdueshëm të punës së Policisë së Shtetit, me vetëdijen e plotë të rrezikut që ky fenomen paraqet për stabilitetin dhe sigurinë”, theksoi Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku.

OUR do të ofrojë mbështetje konkrete për ngritjen e qendrave të intervistimit të të miturve në shumë struktura policore në vendin tonë.

(Marrë nga ATSH)

Festivali Kombëtar i Shkencës, 107 projekte nga nxënësit e gjimnazeve të Tiranës

Kryeministri Edi Rama, i cilësoi punimet pjesëmarrëse të gjimnazistëve të Tiranës, si një konstelacion kreativiteti dhe pasioni për shkencën.

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Festivali Kombëtar i Shkencës, 107 projekte nga nxënësit e gjimnazeve të Tiranës

Kryeministri Edi Rama, i cilësoi punimet pjesëmarrëse të gjimnazistëve të Tiranës, si një konstelacion kreativiteti dhe pasioni për shkencën.