“Dua të luaj”, Parku Rekreativ në Berat

Kryeministri Rama publikon pamjet: 300 pemë, kënd lojërash dhe fusha sportive


Fëmijët e qytetit të Beratit do të kenë së shpejti një hapësirë çlodhëse dhe rekreative për aktivitete sportive, të quajtur Parku Rekreativ ‘Dua të luaj’, i cili ndodhet tek Stadiumi i vjetër.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga puna që po kryhet për ndërtimin e këtij parku, një projekt i Fondit Shqiptar të Zhvillimit në kuadër të programit “Dua të luaj”, që po zhvillohet në disa bashki.

“300 pemë, kënd lojërash, pistë vrapimi, kalçeto, fushë basketboll, fushë volejbolli, fushë tenisi, fushë padel, ambiente të gjelbra dhe stola për të pushuar. Të gjitha këto në të njëjtin vend, në Parkun Rekreativ “Dua të luaj” në Berat”, shkruan Rama.

Projekti “Dua të luaj” synon rritjen e mirëqenies së komunitetit dhe dhënien e mundësisë për zhvillimin motorik të brezave të rinj.

Ky projekt konsiston në ndërtimin e këndeve që mundësojnë zhvillim të aftësive motorike të fëmijëve të moshave të ndryshme dhe që aksesohet nga të gjithë; rimodelimin apo përmirësimin e këndeve të lojërave ekzistues të degraduar, me qëllim rritjen e aksesit dhe bashkëveprimin me elementet natyrorë; si dhe krijimin e infrastrukturave të cilat ndikojnë në sigurinë për grupmoshat 0-14 vjeç, si p.sh. sinjalistikë në infrastrukturën rrugore, barriera dhe hapësira urbane rrethuese në këndet ekzistuese, etj.

BERAT❤️

300 pemë🌳Kënd lojërash⛹️Pistë vrapimi 🏃‍♀️🏃Kalçeto⚽Fushë basketbolli🏀Fushë volejbolli🏐Fushë Tenisi🏓Fushë Padel 🎾Ambiente të gjelbra dhe stola për të pushuar 👨‍👩‍👧Të gjitha këto në të njëjtin vend, në Parkun Rekreativ “Dua të luaj”🌞

#VetëmPërpara➡️🇦🇱

Posted by Edi Rama on Saturday, April 6, 2024

Rama ndan pamje nga mbrëmja në Berat: Shqipëria e bukur

Sot Berati trashëgon 210 objekte muzeale, nga të cilat 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre 60 janë monumente të…

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Arbërit, princa të Lilit apo të Zambakut?

‘Princa të Lilit- Bij të Arbërit- Familjarë të Sulltanit’ është një studim që kap në vështrim disa çështje të rëndësishme…

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Rama ndan pamje nga mbrëmja në Berat: Shqipëria e bukur

Sot Berati trashëgon 210 objekte muzeale, nga të cilat 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre 60 janë monumente të…